3.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

LDK-ja e Korishës ia jep votën Isa Mustafës

Lidhja Demokratike e Kosovës, Nëndega në fshatin Korishë, në mbledhjen e mbajtur dje, ka marr qëndrim unanim që delegati i degës së Prizrenit që është nga kjo nëndegë ta votoj për kryetar të partisë në kuvendin e VIII-të zgjedhor të LDK-së kryetarin aktual të partisë njëherit edhe kryeministrin e Kosovës Isa Mustafën.

“Nëndega e LDK-së e fshatit Korishë, përkrah fuqishëm kandidaturën e Akademik Isa Mustafës duke u bazuar në punën dhe kontributin e tij me qeverisjen e Kryeqytetit në dy mandate. Me anëtarësimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës si anëtare e barabartë e Partive Popullore Evropiane. Me udhëheqjen e Isa Mustafës është shtuar numri i votuesve pro Lidhjes Demokratike. Dhe për herë të par Lidhja Demokratike e Kosovës merr udhëheqjen e Qeveris me Kryeministër Akademik Isa Mustafa. Këto janë merita shumë të mëdha të Liderit Aktual të LDK-së dhe përkushtimit të Fuqishëm të qeveris së tij në rikthimin e Kosovës në qeverisje normale dhe të përgjegjshme”, thotë kryetari i Nëndegës se LDK-së në Korishë, Agim Muçaj.

“Rezultatet e para të kësaj qeverie jan evidente dhe kemi besim të plot se në fund të mandatit do të kemi një stabilitet ekonomik, investime më të mëdha si vendore ashtu edhe të huaja një kalim shumë të favorshme për bizneset e reja. Këto janë argumentet por ka edhe shumë të tjera që nëndega i jep mbështetje delegatit zotëri Sefer Rexhaj që të votoj për kryetar partie Akademik Isa Mustafen”, thotë Muçaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendet një trup i pajetë në Prizren, dyshohet për vdekje nga arma e zjarrit

Një trup i pajetë është gjetur para pak çastesh në qytetin e Prizrenit. Sipas informacioneve të para të Insajderi, dyshohet se vdekja e viktimës është...

44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit