23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

LDK-ja fton Prokurorinë t’i hetojë shkeljet ligjore të Drejtorisë së Arsimit në Prizren

LDK-zyra ne PrizrenLidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren ka reaguar rreth gjendjes së rëndë të arsimit në këtë qytet.

“Kryesia e Degës së LDK-së, në Prizren është e shqetësuar me zhvillimet e fundit në Arsimin prizrenas. Shkeljet në Arsimin prizrenas kanë marrë përmasa shqetësuese dhe kanë shpërthyer në dimension të frikshëm”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizre.

“Shqetësimet e ngritura në kohëra të ndryshme edhe nga Dega e LDK-së për keqpërdorimet në Drejtorinë e Arsimit, nepotizmi, punësimi pa asnjë kriter të militantëve partiak të subjektit në pushtet, ka devalvuar deri në masën e shitjes së vendit të punës në Arsim, sikur ky vend i punës të ishte prodhim tregu, sikur të ishte trashëgimi e personave përgjegjës në këtë segment të rëndësishëm, në Institucionin arsimor të komunës tonë”.

“Shitja e vendit të punës është një nga modelet më të papranueshme për një qeverisje të mirëfilltë, siç do të duhej ta ketë pushteti lokal por është e kundërta e asaj që do të duhet të ishte”.

“Përjashtimi i të punësuarve dhe pranimi i militantëve të subjektit që gjendet në pushtet, pa kritere bazike për profesionin në fjalë, janë të bërat e kësaj qeverisje që numëron ditët e fundit. Falsifikimi i dokumenteve, siç janë falsifikuar edhe faturat e harxhimeve për manifestimin e aktiviteteve të nxënësve në një manifestim që bëhet këtu në Prizren, pushimi i lëndës ndaj Drejtoritë të Arsimit dhe punësimi i një fëmije të një prokurori që e kishte pikërisht atë lëndë, rrjedhimisht kjo e diplomuar në universitet privat që ka përparësi ndaj të diplomuarve të tjerë me tituj Master të shkencave përkatëse, në universitetin publik, është një tjetër absurditet që po e shoqëron qeverisjen komunale”.

“Në shkollat e Prizrenit ku punojnë me klasat e ulëta, punohet me mësimdhënës që kanë përfunduar vetëm shkollën e mesme, përkundër atyre që janë me fakultete dhe me arritje të tjera më të mëdha akademike që ka shoqëria jonë. Kjo çështje ka shkuar deri në nivelin sa që dikush që është pranuar në punë permes konkursit dhe i ka qerasur shokët e tij, dhe pas pak ditëve merr lajmërimin se është pranuar gabimisht”.

“Institucioni i konkursit është devalvuar në masë ekstreme dhe shpresa e të diplomuarve për të gjetur një vend të punës përmes konkursit ka humbur kuptimin përkundër asaj se para disa dite, në zyrën e kryetarit të Prizrenit qëndroi Komisioni për Arsim i Parlamentit të Kosovës, për të ia tërhequr vërejtjen kryetarit të Prizrenit dhe zyrtarëve të Arsimit se gjendja në Arsim nuk është e mirë”.

“Kryesia e Degës se LDK-së e fton Prokurorinë, dhe organet e tjera kompetente që të merren me shkeljet ligjore në Drejtorinë e Arsimit, të qytetit të Prizrenit”.

“Kjo kryesi ka një mori dosjesh që është e gatshme të ballafaqohet me këta “udhëheqës” që keqpërdorin pushtetin deri në një nivel të paimagjinueshëm”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Peja apo Ylli – Sot mësohet finalisti i dytë i play-offit

Sot do të mësohet finalisti i dytë i play-offit, në Superligën e Basketbollit kosovar. Kampioni në fuqi, Peja është nikoqire e Golden Eagle Yllit. Fituesi...

Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë “pa kufi” për 9 muaj

Prej ditës së mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë përmes...

Lajmet e Fundit