LDK-ja kërkon tetë drejtori për të mbështetur në balotazh Shaqir Totajn e PDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren, ka kërkuar nga PDK-ja tetë drejtori të Ekzekutivit, për të mbështetur kandidatin Shaqir Totajn në balotazhin e 19 nëntorit.

Anëtarët e ekipit negociues të LDK-së, këtë kërkesë ia kanë ofruar PDK-së, në ditën e parë të takimit për arritjen e një marrëveshjeje për balotazh.

Burimet e “PrizrenPress”-it, bëjnë të ditur kjo ofertë e LDK-së ka çuditur PDK-në.

“Kërkesa e tyre ishte sikur të kishin dal fitues të zgjedhjeve, e jo humbës”, tregon për “PrizrenPress”,burimi brenda PDK-së në Prizren.

Sipas të njëjtit burim, PDK-ja nuk do t’ia plotësojë këtë kërkesë LDK-së.

“Nëse arrihet një marrëveshje, atëherë ajo do të jetë në përputhje e rezultatin e zgjedhjeve, jo sipas dëshirës”.

Kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj dhe ai i VV-së, Mytaher Haskuka, do të përballen në balotazh me 19 nëntor të këtij viti.

Ndonëse janë zhvilluar takime, deri më tash, asnjëri prej tyre zyrtarisht nuk ka lidhë koalicion parazgjedhor./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lajmet e Fundit