4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

LDK-ja në Dragash konteston punësimin e Ymer Ajupit

LDK-zyraKryesia e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dragash, sot ka shprehur shqetësimin e vet për rrjedhat aktuale në Administratën komunale, duke pohuar se po vazhdohet me shkeljet ligjore, pavarësisht apelit për t’i vënë pikën këtyre dukurive.

“Shprehim indinjatën dhe shqetësimin e skajshëm ndaj shkeljeve ligjore, arbitrarizmit, diskriminimit dhe veprimeve të papërgjegjshme që po ndërmerr pushti aktual në Dragash”, thuhet në fillim të komunikatës së këtij subjekti politik, duke i potencuar punësimet, që sipas LDK-së, po bëhen pa konkurse dhe për t’i sistemuar militantët e PDK-së, ani pse këta persona janë joprofesionistë,shkruan Radio Sharri.

“Kulmi i këtyre veprime është punësimi i, Ymer Ajupit, person ky i larguar nga procesi mësimor për mungesën e normës mësimore në Shkollën e Mesme ‘Ruzhdi Berisha’ në Dragash. Ky person është pranuar pa konkurs në Drejtorinë e Arsimit, si zyrtar financiar. Ky punësim tejkalon logjikën e veprimit ligjor, pasi shënon shkelje të rendë ligjore, duke e ditur se nga procesi mësimor janë larguar edhe të tjerë kuadro që kanë madje përvojë të madhe në arsim dhe janë profesionistë, por që pushteti nuk e qanë kokën për ta”, thuhet më tej në komunikatë, për të shtuar se me këtë akt dëshmohet se nuk ka hapësirë për veprim demokratik të individëve dhe subjekteve partiake.

“Kërkojmë që rasti të trajtohet në instancat më të larta dhe të ndalen veprimet ekstreme joligjore të pushtetit lokal në Dragash. Gjithashtu, kërkojmë që të nxirren përpara drejtësisë njerëzit kompetentë që bëjnë këso veprime”, thuhet në fund të komunikatës së degës së LDK-së në Dragash, e përpiluar nga Kryesia dhe Grupi i Ekspertëve për Arsim pranë këtij subjekti politik.

Më Shumë

Vdekja e 60-vjeçares nga Rahoveci

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës raportoi se ka vdekur një grua nga Komuna e Rahovecit pasi e njëjta është rrëzuar nga një lartësi...

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

Lajmet e Fundit