21.3 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

LDK-ja në Prizren me dy lista për zëvendësministra!

LDK-zyra ne PrizrenLidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren, ka dërguar dy lista të emrave për zëvendësministra të Qeverisë së Kosovës.

Lista e parë e të propozuarëve është dërguar në dhjetor të vitit 2014, ndërkaq e dyta javën e kaluar. Në listën e parë janë propozuar pesë emra, kurse në të dytën katër emra për zëvendësministra.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së në Prizren, Xhavit Ukaj thotë se dërgimi i dy listave me emra të (pa)ndryshuar për zëvendësministra ka ndodhur për shkak mungesës së konsolidimit të Degës së LDK-së.

“Unë e kam dërguar listën e parë të emrave për zëvendësministra, sepse ju e dini se në atë kohë Dega e LDK-së në Prizren ka qenë në proces zgjedhor dhe nuk kemi pasur kryetar”, tregon Ukaj për “PrizrenPress”.

Në listën e parë LDK-ja në Prizren për zëvendësministra ka propozuar Xhavit Ukajn, Hanifi Muharremin,Ridvan Hoxhën, Haziz Hodajn dhe Agim Muçajn.

Kryetari i ri i Degës së LDK-së në Prizren,Haxhi Avdyli, ndërkaq ditë më parë ka publikuar një listë tjetër të emrave të “korrigjuar” për zëvendësministra. Në këtë listë për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Isa Mustafës, janë propozuar, Xhavit Ukaj, Haziz Hodaj,Hanifi Muharremi dhe Mybera Mustafa. Lista e emrave është miratuar edhe nga Kryesia e re e Degës së LDK-së në Prizren.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së në Prizren, Xhavit Ukaj thotë se kanë qenë të detyruar të veprojnë në këtë mënyrë, pasi që Dega ishte në proces zgjedhor.
“Lista e dytë është miratuar nga Kryesia dhe nuk ka shumë ndryshime”, thotë Ukaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nisma Socialdemokrate hap sot fushatën zgjedhore në Prizren

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka njoftuar se sot do të mbajë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në këtë qytet, me një ngjarje publike që...

Shërbimi i Zjarrfikësve në Dragash pajiset me mjete teknike falë KFOR-it Italian

Shërbimi i Zjarrfikësve në Dragash është pajisur dje me një kontingjent të ri mjete teknike, të cilat do të rrisin efikasitetin dhe cilësinë e...

Lajmet e Fundit