25.3 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

LDK-ja pritet të formojë një qeveri pa Lëvizjen Vetëvendosje

Lidhja Demokratike e Kosovës pritetë të formojë një qeveri pa Lëvizjen Vetëvendosje.

Burimet e Insajderit brenda LDK-së kanë thënë se pritete formimi i një qeverie të gjerë por pa VV, pjesë e kësaj qeverie priten të jenë të gjitha subjektet politike.

Kjo qeverië do të quhet Qeveria e Unitetit, shkruan Insajderi

Ky burimi ka thënë ftesa do t’i dërgohet edhe Vetëvendosjesë, por se nuk ka gjasa të jetë pjesë e qeverisë.

Tashmë LDK, ka marrë mbështetjen e AAK, NISMA dhe pritet të marrë mbështetjen edhe të PDK-së.

Megjithatë, LDK nuk do ta takojë liderin e PDK, Kadri Veselin.

Pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për të shkarkuar Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme, Lidhja Demokratike e Kosovës shpalli mosionin e vetëbesimit kështu duke dalë nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Më Shumë

Bashkimi mposhti Trepçën në miqësore

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Trepçës në miqësoren e zhvilluar sonte në “Sezai Surroi” në Prizren, ku kishte rreth 1 mijë shikues. Ekipi prizrenas ka...

500 mëshqerra qumështore për fermerët e Suharekës – nis projekti i ri blegtoral

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur në Facebook nisjen e një projekti të rëndësishëm për mbështetjen e fermerëve lokalë...

Lajmet e Fundit