10.7 C
Prizren
E diel, 12 Tetor, 2025

LDK në Rahovec kritikon ashpër Behar Ramën

Arsim-KastratiEdhe pse janë parti në koalicion me PDK’në, këshilltarët e LDK’së janë treguar edhe më të ashpër se sa ata të partive opozitare sa i përket parregullsive në Drejtorinë e Arsimit.

Këshilltari Arsim Kastrati në seancën e djeshme të Kuvendit ka thënë se nuk e mbështet raportin gjashtë mujor të DKA’së, ngaqë shumë shkelje që kanë ndodh gjatë kësaj kohe në DKA nuk janë paraqitur në raport. Ia i ka përmendur të gjitha shkeljet radhazi që ka bërë DKA.

Në fjalimin e tij me mbi pesë minuta të gjatë, derisa kryesuesi ia ka ndalur fjalën për shkak të tejkalimit të kohës, ai ka akuzuar Drejtorin e Arsimit, Behar Rama për morinë e shkeljeve, duke thënë se deri më tani arsimi në Kosovë ka qenë i politizuar, ndërkaq me ardhjen e Behar Ramës në krye të Drejtorisë, Arsimi në Rahovec është familjarizuar po ashtu.

Kastrati ia ka përmendur emrat e familjarëve që ka punësuar Rama, duke bërë kështu keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe ka theksuar faktin që intervistat e DKA’së kanë qenë vetëm formalitet. Kastrati më tutje ka akuzuar Drejtorin për tejkalim të kompetencave ligjore, pasi që ua shpallur vendet e lira të punës disa profesorëve në kundërshtim me udhëzimin administrativ.

Në anën tjetër, pas pyetjeve të këshilltarit, në përgjigjen e tij, drejtori Rama ka pranuar se ka bërë disa shkelje, mirëpo ka thënë se jo të gjitha shkeljet qëndrojnë. Rama ka thënë se nëse vërtetohen të gjitha shkeljet e pretenduara ai do jetë në gjendje të jap edhe dorëheqje.

Në seancë për herë të para ka qenë i pranishëm edhe kryetari i komunës, Idriz Vehapi, i cili përkitazi me çështjen ka thënë se drejtorët janë përgjegjës për punën e tyre, dhe se ai nuk e ka ndërmend të mbroj asnjë drejtor, nëse ata bëjnë shkelje./RahovecPress/

Më Shumë

Liria pret Trepçën, sot në shtëpi

Liria do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Javës së XI të Ligës së Parë në shtëpi, kundër Trepçës. Skuadra prizrenase do...

AAK kërkon edhe një mandat për Bali Muharremajn në Suharekë

Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot në tubimin elektoral në Suharekë, kërkuan besimin e qytetarëve që kandidati i kësaj partie për kryetar,...

Vdekja e turpit!

Lajmet e Fundit