3 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

LDK: Nuk ka marrëveshje me PDK-në

PDK LDK logoPas publikimit të lajmit në disa portale se LDK dhe PDK kanë arritur marrëveshje, këtë lajm e ka demantuar Lidhja Demokratike e Kosovës.

LDK përmes një komunikate ka sqaruar se LDK dhe PDK nuk kanë arritur asnjë marrëveshje.

Më poshtë lexojeni reagimin e LDK-së

Pas publikimit të lajmit në disa portale se kinse Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje koalicioni me PDK-në, dëshirojmë të sqarojmë se LDK-ja nuk ka asnjë marrëveshje me PDK-në dhe se nuk ka patur kurrfarë takimi ndërmjet kryetarit të LDK-së dhe atij të PDK-së.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në Bruksel ka takuar z. Joseph Daul, Kryetar i EPP-së, si pjesë e takimeve dhe konsultave të rregullta me partitë simotra dhe në kuadër të përgatitjeve për samitin e dhjetorit.

LDK-ja dëshiron të theksojë se Kryetari Mustafa nuk ka patur asnjë takim tjetër gjatë qëndrimit të tij në Bruksel.

Më Shumë

Sot 7 Marsi, Dita e Mësuesit

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Deri në fillim të viteve ’90 në Shqipëri,...

Temperatura pranverore edhe gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Java e ardhshme parashihet të vazhdojë me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu gjatë së hënës...

Lajmet e Fundit