20.9 C
Prizren
E premte, 22 Gusht, 2025

LDK-opozitës: Bëni debat me veten, ne nuk ju dëgjojmë

Kuvendi i Kosoves14Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri ka deklaruar se nuk është e nevojshme që të zhvillohet debat më për ish-ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq.

Ai gjatë fjalës së tij, ka thënë se partia e tij nuk do t’i dëgjoj partitë opozitare deri sa flasin për një ish-ministër.

“Vërtetë nuk ka qenë qëllimi ajo që po proklamohet po dëshmohet edhe tash. Jabllanoviq është shkarkuar, çka është kjo lojë politike. Ju bëni debat njëri me tjetrit, ne nuk e kemi ndërmend tw ju dëgjojmë sepse kryeministri Mustafa e ka shkarkuar Jabllanoviqin.

Ju bëni debat me veten se ne nuk kemi arsye të ju dëgjojmë juve. Thirreni kryeministrin për çështje tjera, por për ish-ministrin (Jabllanoviq) ne nuk kemi nevojë me bë debat dhe s’do të jemi në debat”, ka deklaruar ai.

Ndërsa nga ana tjetër, nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka deklaruar se nuk mund të ndalohet kjo interpelancën.

“Unë nuk mund ta ndaloj interpelancë pasi që me rregullore janë plotësuar kushtet. Sidoqoftë unë kërkoj mirëkuptim që të marrin një pauzë për një orë e gjysmë dhe në qoftë se kryeministri është i gatshëm të vij, seanca fillon në ora 14:30”, ka thënë ai. /Zëri/

Më Shumë

Gjendet në mjet shpërthyes në Prizren, ndërhynë FSK-ja

Një qytetar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Idriz Ngucati” në Prizren. Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi ka...

Qytetarët e Rahovecit zgjedhin projektin për hapjen e lumit në Opterushë

Komuna e Rahovecit ka përmbyllur me sukses ciklin e takimeve për buxhetimin me pjesëmarrje, ku qytetarët patën mundësinë të vendosin vetë për projektet që...

Lajmet e Fundit