17.1 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

LDK reagon ndaj RTK-së

LDK-logo5-23Zyra e Informimit e Lidhjes Demokatike të Kosovës (LDK), shpreh shqetësimin për politikat e informimit që po ndjek Televizoni Publik i Kosovës.

LDK-ja konsideron se Televizioni Publik duhet të ketë qasje të njëjtë për të gjithë dhe për të gjitha ngjarjet në vend.

”Shkarkimi i producentit ekzekutiv, njëherit përgjegjës kryesor i Redaksisë së Aktualiteteve, z. Behxhet Begu, dhe i moderatorit të emisionit qendror politik “Debat”, z. Ridvan Berisha, është mesazh shumë i keq.

Në një transmetues publik të gjithë kanë të drejtë të përfaqësohen, sepse transmetuesi i tillë ekziston dhe funksionon nga taksat e qytetarëve.

Është tepër e qartë se z. Begu dhe z. Berisha janë larguar për shkak të edicionit të së martës të emisionit “Debat”, në të cilin z. Fatmir Limaj njoftoi largimin e tij nga PDK-ja dhe formimin e një subjekti tjetër politik.

Këtë lajm nuk mund dhe nuk ka si ta fsheh RTK-ja duke i larguar producentin dhe moderatorin e emisionit.

LDK-ja u bën thirrje drejtuesve të Transmetuesit Publik që të sillen në përputhje me ligjet.

RTK-ja duhet të jetë transmetues i taksapaguesve dhe jo i pjesës që ka mbetur nga PDK-ja”, thuhet në njoftim. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

KF Policia e Kosovës shpallet kampion i Ligës së Parë, siguron pjesëmarrjen në Superligë

Në vazhdën e angazhimeve për promovimin e sportit, disiplinës dhe përfaqësimit institucional, Klubi i Futsallit “Policia e Kosovës” ka arritur një sukses të madh...

“Komandant Drini jeton në çdo gur të Prizrenit”- në Urën e Arastës vendoset mesazhi përkujtimor

Në Prizren, në 26-vjetorin e rënies së Ekrem Rexhës, i njohur si komandant Drini, është vendosur një mesazh përkujtimor në Urën e Arastës me...

Lajmet e Fundit