9.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

LDK e VV: S’kemi marrë kërkesë për mocion

KuvendiKosoves5-27Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje kanë deklaruar se deri më tani nuk kanë marrë ftesa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për të nënshkruar mocionin e mosbesimit për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës.
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha për Telegrafin se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë ftesë për të nënshkruar mocionin e mosbesimit për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës.

Edhe shefi i Grupit parlamentar të VV-së, Visar Ymeri në një prononcim për Telegrafin theksoi se “deri më tani nuk kemi asgjë zyrtare, s’kemi kurrfarë ftese për të nënshkruar mocionin, krejt ajo çka kemi dëgjuar është nëpërmjet medieve”.

Më herët mediet kanë raportuar se AAK-ja ka nisur të mbledhë nënshkrimet e deputetëve për mocion mosbesimi për Qeverinë e Kosovës.

AAK mbledh nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë Thaçi?

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur të mbledhë nënshkrimet e deputetëve për mocion mosbesimi për Qeverinë e Kosovës, raporton KTV.

Këtë iniciativë të AAK-së e ka konfirmuar deputetja e kësaj partie, Donika Kada–Bujupi.

Ditë më parë deputeti i kësaj partie Ardian Gjini pati thënë se opozita nuk mund t’i bëjë 61 vota për ta rrëzuar Qeverinë

Më Shumë

Totaj pret përfaqësuesit e GIZ-it, diskutohet Faza II e projektit ITP 2026–2029

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot konsulentin për inovacion Alasdair Reid, si dhe përfaqësuesit e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ),...

Gjenden mbetje të eshtrave në Rahovec, dyshohen se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës, janë gjetur gjatë gërmimeve në Rahovec. Mbetjet eshtërore janë dërguar...

Lajmet e Fundit