10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

LDK zgjedh sot kryetarin e ri

Lidhja Demokratike e Kosovës sot mban Kuvendin e tetë zgjedhor, pas të shtatit të mbajtur në 7 nëntor 2010, në të cilin kryetari i atëhershëm i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, fitoi garën me kryetarin e partisë, Fatmir Sejdiun – presidentin e parë të Kosovës së pavarur, që pasonte presidentin historik Ibrahim Rugova.

Në Kuvend pritet të zgjidhet Kryesia dhe kryetari i partisë.

Ende nuk dihet nëse ish kryetari Sejdiu do të jetë kandidat për kryetar por kryeministri aktual Isa Mustafa, si dhe deputetja më e votuar në zgjedhjet parlamentare Vjosa Osmani, kanë paralajmëruar kandidimin për garën për kryetar të LDK-së.

Që nga themelimi para gati 26 viteve, LDK, e cila në fillimet e saj më shumë se parti ishte lëvizje për liri, pavarësi e demokraci, e udhëhequr nga Rugova, hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për shtet duke theksuar se “zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkombëtar si fazë kalimtare”.

LDK ishte pjesë dhe fituese edhe e zgjedhjeve të dyta të marsit të vitit 1998 në një kohë kur rezistenca paqësore e aktive po pasohej edhe me luftën për liri dhe pavarësi të populli t të Kosovës, të UÇK-së.

Pas luftës, në Kosovën e lirë nga qershori 1999, LDK ishte fituese në zgjedhjet e para dhe të dyta parlamentare, e pas vdekjes së ë Rugovës më 21 janar të vitit 2006, në tre proceset e tjera zgjedhore parlamentare doli parti e dytë.

Pas zgjedhjeve të pesta në liri, të dytave në pavarësi, të 8 qershorit 2014, LDK në koalicion me partinë fituese, PDK-në, udhëheqë për herë të parë qeverinë e Kosovës, me kryeministër Isa Mustafën, i cili është kryetari i tretë i partisë. /Telegrafi/

Më Shumë

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, pramje dramatike

Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lexues të Klan Kosova kanë dërguar pamje drejt redaksisë, ku shihet një kamion i përfshirë...

Çmimet maksimale të derivateve për sot: Nafta 1.86 €, Benzina 1.49 €

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar vendimin për çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve në tregun vendor, për ditën...

Lajmet e Fundit