27.7 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Lëndohet rëndë në vendin e punës një 23 vjeçar në Has, bie nga kulmi i shtëpisë

Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët pësojnë lëndime në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë është raportuar dje rreth orës 17:00 në fshatin Mazrek të Hasit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren bëjnë të ditur se punëtori ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ishte rrëzuar nga një lartësi deri në 10 metra.

Sinjali mëson se ai po punonte në kulmin e një shtëpie e cila është në ndërtim e sipër, ku si pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore për çka u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Prizrenit, e më pas pritet të transferohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lidhur me rastin janë njoftuar organet kompetente të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë prokurori ka udhëzuar që rasti të iniciohet ‘Lëndim i rëndë trupor (aksidental)’.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

Superkupa në hendboll i takon Rahovecit

Superkupën e Kosovës në hendboll për edicionin 2025 e ka fituar Rahoveci, pas një dueli dramatik ndaj Kastriotit. Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma...

Shërbimi i Zjarrfikësve në Dragash pajiset me mjete teknike falë KFOR-it Italian

Shërbimi i Zjarrfikësve në Dragash është pajisur dje me një kontingjent të ri mjete teknike, të cilat do të rrisin efikasitetin dhe cilësinë e...

Lajmet e Fundit