23.8 C
Prizren
E hënë, 19 Korrik, 2021

Letra e Çerçizit bashkatdhetarëve, më 1908

E ndershmja gazetë “Drita”, sikundër edhe gazetat shqipe, e kanë treguar kthjellët programin e Komitetit e të komitave shqiptarë, andaj gjithë veprat tona të motit që shkoi ishin pas urdhërit të komitetit, në të përhapurit e ndjenjave kombëtare mbi gjithë anët të Shqipërisë, të cilat për gëzim të mëmëdhetarëve, e për nakar të armiqve, kanë përparuar shumë dhe rrënjosur në çdo zemër shqiptari.

Sa për gjakun e Spiro Kosturit, pa fjalë që e kërkojmë dhe do ta marrëm siç duhet nga të vërtetët shkaktarë e jo siç pandehin edhe thonë grekët nga dhespotlerët që ndodhen në Shqipëri. Dhespotlerët e gjithë krerët e çdo feje nderohen prej shqiptarëve dhe kurdoherë do t’i nderojmë dhe do t’i mbrojmë, po vetëm u lutemi të mos nakatosen në çështjet kombiare e të bëjnë propagandë për Greqinë, Turqinë e për të tjerat. Për vrasjen e Fotit, është i ditur shkaku, andaj mos pandehin grekët që programi i Komitetit është për të vrarë dhespotlerë, se ashtu më 24 orë këmbë nuk mbetet. Dy-tri herë i patëm në dorë dhespotin e Korçës e atë të Konicës, po as ndër mend nuk na shkoi një punë e tillë.

Despotit të Konicës nuk është e vërtetë që ju bë pusi, këto janë gënjeshtra të pakripura të grekëve e vetëm kur të vërtetohej një lajm që na dhanë për vrasjen e Riza beut, mund ta dridhte bishtin si Foti, po si u siguruam që s’ka gisht, asnjë frikë të mos ketë nga komitat shqiptarë.

Sa për vrasje të pafajme, siç bëjnë rufjanët grekë mbi gra e fëmijë, është jashtë programit tënë, se asisoj mund të vrasim në çdo ditë nga 100 grekë, që ndodhen në Shqipëri, po këta i numërojmë vëllezër pa ndonjë ndryshim, se edhe këta as emrin s’duan t’i dëgjojnë Greqisë e s’mund të ndahen prej nesh. Shpresojmë që këtë verë të dëgjohen dhe nga këta të bashkëpunojnë nën flamur të komitetit shqiptar edhe atëhere do të mos mundin të thonë grekët asgjë.

Grekët e dinë fort mirë që në Shqipëri nuk ka përveç shqiptarë, sa për fetë e kuptuan që shqiptari i nderon të gjitha, po më shumë Shqipërinë edhe bashkë: muhamedane, ortodoksë e katolikë përpiqen për qëllimin e shenjtëruar. Kjo duket që i mahnit grekët kur shohin që komitat janë prej gjithë feve.

Sa për të fëlliqurit turkomanë e grekomanë këta numërohen me gisht dhe vetëm interesat e poshtra i mbajnë larg qëllimit. Po sa para u bën lëkura këtyre gomarëve të zgjebosur? Për këta tradhëtarë e këpucëgrisur nuk ka tjetër përveç shpagim të tradhëtisë. Motin që shkoi nuk u përpoqëm dot me andartët, me gjithë të ndjekurat që bëmë në ato vende ku kishin shëtitur përpara.

Vetëm 4 komita nga Devolli u përpoqën me 35 andartë nga të cilët u vranë dy. Këtë mot, shpresojmë të mos dëgjohet as emër andarti grek në Shqipëri. Moti 1908 do të jetë i lumtur për Shqipërinë, andaj besojmë se është e teprt t’u kujtojmë detyrën që kanë mëmëdhetarët për të mbushur, se dita për dita ushtëria shtohet dhe duhet ndihmuar Komitëti për qëllimin e shenjtëruar.

Edhe me qenë fjala për detyrë, duhet përmendur shqiptarëve të brendshëm që nuk bëjnë përveç detyrën duke pritur komitat nëpër shtëpit dhe jo të pandehin që e bëjnë këtë miqësisht. Po për fat të keq ndodhet, edhe gjer më sot, nga ndonjë shqiptar i çnderuar i cili, duke pritur komitat në shtëpi, shpreson t’i shpien ndonjë gjë të vjedhur. Shkoi ajo kohë dhe është turp i madh të ushqejnë të këtilla qëllime, andaj i këshillojmë të heqën dorë se komiteti kusarët do t’i ndjekë gjithë si tradhtorët.

Sot është koha t’i tregojmë gjithë botës së qytetëruar që shqiptarët janë ata më të mirët njerz dhe i meritojnë të drejtat që kërkojnë, andaj lini mënjanë gjakrat, meritë e kusarllëqet dhe rrethohuni flamurit të nderuar për shpëtim të mëmëdheut. Ju lutemi pritni nderë që ju ruajmë.

Shërbëtori i Kombit.

Kryekomit Çerçiz Topulli ”.

Më Shumë

Trump tha se kushdo që e zbuloi “informacionin për qëndrimin tim në bunker, duhet të ekzekutohet”, shkruan në librin e reporterit të WSJ

Presidenti i atëhershëm, Donald Trump u tha disa këshilltarëve në vitin 2020 se kushdo që zbuloi informacion në lidhje me qëndrimin e tij në...

Murati: Brenda muajit ngritet aktakuza për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka folur për vjedhjen e 2.1 milion eurove nga Thesari i Shtetit, duke shtuar se beson...

Muriqi: Do ta shihni këtë sezon Muriqin e vërtetë

Në sezonin debutues, Muriqi ka bërë 34 paraqitje me Lazion, ka realizuar vetëm një gol. Ai ka dhuruar edhe një asist. Sulmuesi i Kosovës...

I akuzuari për korrupsion, Nijazi Kryeziu:S’kishte asgjë të kundërligjshme

Ish-drejtori i Urbanizimit në Planifikimit Hapësinor në Prizren, Nijazi Kryeziu i akuzuar për korrupsion, ka thënë se ia kishin dhënë kontratën njëvjeçare me çmim...

Kush lexon “Birin” e Flutura Açkës, jo vetëm që pasurohet me një Bir të pazakontë, por ndjehet Nënë edhe në mos qoftë

Mimoza Hysa Përtej kësaj ndjeshmërie të skajshme që pulson dhimbje, lexuesi shijon për më tepër një rrëfim me një estetikë të epërme, trajtimin me një...

Zhduket një djalë në Prizren

Një baba nga Prizreni ka njoftuar policinë se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Sipas ankuesit viktima...

23 vjeçarja vdes pas operacionit për ta hequr djersën në një klinikë ‘të palicencuar’

Një influencuese e famshme e fitnesit vdiq javën e kaluar pasi iu nënshtrua një operacioni për të luftuar djersitjen e saj të vazhdueshme në...

Si u vra Isa Boletini

  Nga Fatos Baxhaku Karriera e njeriut që luftoi kundër turqve dhe malazezëve deri në vdekje Isa Boletini lindi në kullën e Boletinëve, afër Mitrovicës, më 15...

Kompania britanike kërkon rreth 200 milionë euro dëmshpërblim nga Kosova për minierën e Malishevës

Kompania britanike ‘Fox Marble’ për mermer po kërkon 195 milionë euro nga Kosova lidhur me të drejtat për minierën e Malishevës. Madje, kjo kompani...

Për dy javë erdhën rreth 500 aeroplanë me mërgimtarë

Shumë bashkatdhetarë tanë, që punojnë dhe jetojnë në vende të ndryshme të Evropës Perëndimore, ia kanë mësyrë Kosovë për pushime. Sipas Zyrës për Informim të...

Modelja 19-vjeçare, nuk lë vend për imagjinatën

Modelja Lucciana Beynon s’ka lënë vend për imagjinatën teksa u shfaq në pasarelë e veshur me bodysuit me prerje “të rrezikshme” në pjesën e...

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Prizren dhe Rahovec

Ngjarjet e datës 18 Korrik 2021 – Me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998” në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të...

Në momente intime me Georgina Rodriguez, Ronaldo nuk i kursen pozat nga jahti luksoz

Pas përfundimit të aventurës së Portugalisë në Euro 2020, Cristiano Ronaldo ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ka nisur pushimet me familjen...

Rashica u këshillua me Xhakën dhe Shaqirin para se të transferohej në Angli

Transferimi i Milot Rashicës te Norwich City në Premierligë nuk është vetëm për të ose familjen e tij, por për vendin e tij, Kosovën. “...

Vetura bie në lumë, lëndohen gjashtë persona në një aksident në Prizren

Gjashtë persona janë lënduar në Prizren në një aksident që ka ndodhur të hënën pas mesnate. Policia në Prizren ka bërë të ditur se në...

Gjermani, mbi 100 të vdekur dhe qindra të zhdukur teksa shiu i rrëmbyeshëm shkatërron Evropën

Gjermani: Më shumë se 100 të vdekur dhe qindra të zhdukur ndërsa shiu i madh shkatërron Evropën Evropa është goditur ditët e shiut të rrëmbyeshëm...

Lajmet e Fundit