7.3 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Lëvizje e menjëhershme në Rusi: Mbyllen kufijtë, qytetarët urdhërohen të rrinë në shtëpi

Rusia ka marrë masa të ashpra në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Të gjithë kufijtë janë mbyllur, ndërsa 12 milion banorë në Moska janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi.

Qytetarët do të lejohen të dalin vetëm për të blerë produktet e rëndësishme, për punë apo  për nevoja të tjera urgjentë. Autoritetet gjithashtu kanë mbyllur qendrat tregtare dhe parqet e mëdha.

Ndërkohë mbyllja e kufijve nuk do të aplikohet për diplomatët rusë dhe për drejtuesit e kaionëve të mallrave.

Mbi 1.500 persona janë infektuar nga koronavirusi në Rusi, ndërsa deri më tani janë shënuar 8 viktima.  Në ditët në vijim pritet të ketë një rritje të numrit të rasteve dhe për këtë arsye autoritetet janë detyruar të marrin masa. /abcnews.al

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i kërkuar i dënuar me mbi dy vjet burg për grabitje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar dhe të dënuar me mbi dy vjet burg efektiv për veprën penale “Grabitje” në Prizren. Sipas...

Qeveria publikon programin për festimin e 18 vjetorit të Pavarësisë

Qeveria e Kosovës ka publikuar programin e manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë. Programi nis në ora 07:00 me ngritjen e flamurit dhe...

Lajmet e Fundit