16 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Libri “Një shqiptar në CIA” ka zgjuar interesimin e lexuesve të shumtë

Ende nuk janë bërë një javë që prej se është promovuar në Prishtinë libri biografik “Një shqiptar në CIA – dy jetët e Destan Berishës” i autorit Bashmir Xhemaj, që të zgjoj interesimin e shumë lexuesve kudo në Kosovë.

Ky libër i rrallë që bën fjalë për një shqiptar nga Prizreni, Destan Berisha që u rreshtua përkrah Agjencisë Amerikane të Inteligjencës (CIA) pas Luftës së Dytë Botërore, është mbështetur në arkiva të CIA-së dhe shumë burime të tjera arkivore e intervista në Kosovë, Shqipëri, Amerikë, Gjermani, Angli dhe Greqi.

Disa prej historianëve dhe studiuesve në promovim e kanë vlerësuar lartë stilin e shkrimit, rrëfimin për kryepersonazhin Destan Berisha dhe numrin e madh të burimeve arkivore të përdorura.

Gazetari dhe historiani Durim Abdullahu pati deklaruar se “Xhemaj si autor i ri ka mishëruar më së miri në një libër rrëfimin, burimet e shumta, stilin, historinë, ngjarjet dhe personazhet”. Sipas tij, ky libër është i rrallë dhe shumë i vlefshëm për historiografinë shqiptare.

Ndërsa publicisti Shkelzen Maliqi, si redaktor i librit, ka thënë se “në fakt dorëshkrimi kur erdhi ishte i jashtëzakonshëm dhe nuk kishte shumë nevojë si redaktor për të ndërhyrë. Është një model si duhet të shkruhen biografitë” ka thënë Maliqi.

Vetë autori Bashmir Xhemaj, i pyetur nga Indeksonline ka thënë se ndjehet i lumtur por edhe i befasuar me interesimin që ka zgjuar ky libër vetëm pak ditë pasi ka dal nga botimi.

“Tani që po e shoh një reagim shumë pozitiv të lexuesve të moshave dhe profesioneve të ndryshme kudo në Kosovë, dhe jo vetëm, vërtet më bën të ndjehem mirë. E kuptoj që mundi im mbi 4 vjeçar për të hulumtuar kudo dhe shkruar i’a ka vlejtur” ka thënë Xhemaj.

Më tej, Xhemaj ka zbuluar edhe planet e ardhshme për promovimin e librit duke thënë se destinacioni i radhës është Prizreni, qyteti i lindjes së kryepersonazhit Destan Berisha dhe në disa qytete të tjera.

Ky libër ka çmimin 8 euro. Në Prishtinë mund të gjendet tek libraritë “Dukagjini” dhe “Artini”, kurse në Prizren tek libraria “Altera”; në Gjakovë tek “Librari Tomorri”; në Gjilan tek libraria ABC, në Pejë tek libraria “Dukagjini shop”./Indeksonline/

Më Shumë

Një jetë e shpëtuar, një falënderim i përjetshëm: Historia e Burim Ninajt dhe mjekut të UÇK-së, Dr. Halil Cikaj

Një fotografi e zverdhur nga koha, por e gjallë në kujtesën e atyre që e përjetuan, flet më shumë se mijëra fjalë. Në të,...

Totaj akuzohet për shpifje dhe dezinformatë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, akuzohet nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” për shpifje dhe dezinformatë. Kjo kompani ka ftuar për të...

Lajmet e Fundit