9.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Liderët e shantazhuar marrin në qafë Kosovën

Kosova, edhe 17 vjet në liri, nuk po arrin të ketë një klasë politike dhe liderë as lidership të reformuar e të ristrukturuar, të pastruar nga hipotekat e rënda të luftës dhe të pasluftës. Vetë përfaqësues të partive politike, por edhe analistë të pavarur konsiderojnë se derisa vendi të ketë në krye të partive politike, por edhe në drejtimin e institucioneve të shtetit liderë që shantazhohen për shkak të veprave të dyshimta që lidhen me luftën dhe pas luftën, ata do të vazhdojnë të përdoren nga bashkësia ndërkombëtare, sikur që po përdoren edhe tani, për arritjen e qëllimeve të caktuara që nuk janë në interes të shtetit të Kosovës.

Deputeti Adem Salihaj, nga LDK-ja, thotë se pa u liruar klasa politike dhe institucionet nga të tillët, Kosova gjithmonë do ta ketë lakun e kushtëzimit në qafë nga faktori ndërkombëtar dhe nga shteti serb.

“Liderët e shantazhueshëm janë fatkeqësia e Kosovës, ata janë përherë nën kërcënim të shteteve të ndryshme dhe të lloj-lloj agjenturash. Duke marrë parasysh se ata kanë dosje për vepra kriminale, atëherë duhet t’u nënshtrohen shteteve dhe agjenturave, të cilat realizojnë interesat e tyre, duke dëmtuar rëndë interesat shtetërore të Kosovës. Kjo situatë po na përcjell në vazhdimësi. Vetë fakti se Serbia po i realizon me kaq lehtësi interesat e saj në Kosovë tregon se sa të shantazhueshëm janë liderët e vendit. Kosovës do t’i duhet kohë dhe ndryshime të mëdha për t’u liruar nga ky lloj i liderëve’, tha deputeti Adem Salihaj për “Kosova Sot”.

Komandantët e zbutur Një opinion të tillë ndan edhe analisti politik Ali Hertica.

“Derisa shoqëria kosovare nuk të zgjedhë në politikë dhe në krye të institucioneve fytyra që vërtet faktori ndërkombëtar nuk do të ketë rast as pretekst që ata t’i trajtojë si personalitete të dyshimta, për vepra që kinse janë të involvuar në krime të natyrave të ndryshme, qofshin ato të së kaluarës politike apo edhe të natyrës ekonomike, Kosova vazhdimisht do të jetë e hendikepuar në të gjitha përfaqësimet dhe prezantimet ndërkombëtare”, theksoi ai.

“Në rastet e tilla assesi lideri nuk do të ketë guxim që të marrë ndonjë hap të guximshëm e të vendosur të interesit madhor kombëtar, nëse nuk shihet me sy dashamirësie edhe nga faktori ndërkombëtar sado miqësor që paraqiten ata, ngase vetë ndërkombëtarët do të nxitohen dhe do t’iu përkujtojnë individëve të tillë çdo herë të kaluarën si kusht, dhe do t’i shfrytëzojnë vetëm për planet e tyre, qoftë edhe si spiunë, që sa herë atyre u nevojiten diçka t’i detyrojnë të bëjnë edhe marrëveshje që mund të mos jenë në interesin e shtetit”, pohoi Hertica për “Kosova Sot”.

Me këtë realitet shumë të dëmshëm pajtohet edhe prof. Jeton Kelmendi. “Është e qartë dhe shihet nga secili që përcjell politikën se kjo kastë politike është tragjike për Kosovën. Liderët institucionalë dhe politikë, dhe sidomos këta liderët më të lartë kanë hipoteka të ndryshme dhe qarqet të ndryshme ndërkombëtare ua kanë krijuar dosjet, dhe pastaj nëse ndonjëri nga ta tenton të mbrojë interesat e vendit dhe qytetarëve të Kosovës, atëherë kërcënohen me hapjen e dosjeve dhe natyrisht me burgim. Që nga presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli dhe shumë komandantë të tjerë me fuqi politike dhe parapolitike janë zbutur tej mase dhe tani dalin me veprime konkrete antikosovare”, tha Kelmendi

Më Shumë

Juventusi nis punën për transferimin e Zhegrovës

Juventusi në verë mund të nënshkruaj me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova. “Zonja e Vjetër” rikthehet në Ligën e Kampionëve, prandaj do të investojë në...

69 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

69 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 27 nga këto aksidente janë me të lënduar, ndërkaq 42 me dëme...

Lajmet e Fundit