20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Haskuka: Fajtorët për rrënimin e shtëpisë historike në Prizren do të sillen para ligjit

Shtëpia e familjes Myftiu, monument i mbrojtur me ligj, që ndodhet në zonën e Qendrës Historike të Prizrenit, është rrënuar. Në këtë mënyrë Prizreni ka humbur edhe një ndërtesë të trashëgimisë kulturore me vlera arkitektonike dhe artistike.

Lidhje me rastin ka reaguar menjëherë kryetari i ri i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili me një shkrim që postoi në llogarinë e tij personale ka dënuar aktoret e kësaj vepre, transmeton Gazeta e Re.

Ja postimi i plot i Haskukës:

“Dje, fatkeqësisht morëm një lajm të hidhur që edhe një shtëpi e vjetër tradicionale është rrënuar nga personat e pandërgjegjshëm. Ky është objekti i katërt që po dëmtohet gjatë fushatës zgjedhore dhe gjatë periudhës kalimtare kur ende nuk janë konsoliduar institucionet lokale.

Shkatërrimi i qëllimshëm i vlerave të trashëgimisë kulturore paraqet vepër penale (pra kundërvajtje kriminale) që sipas ligjit për Trashëgiminë Kulturore dënohet sipas Kodit Penal të Kosovës dhe ligjit për kundërvajtje. Veprimi brutal me ç’rast është shkatërruar shtëpia e familjes Myftiu, monument nën mbrojtje të shtetit dhe njëkohësisht aset i dokumentuar brenda kufijve të Qendrës Historike të Prizrenit, paraqet shkelje të ligjit prandaj kërkoj nga prokuroria të hap urgjentisht rastin ashtu që ky veprim të dënohet. Në këtë periudhë transitore edhe pse ende janë drejtorët e qeverisjes së kaluar, kërkova raport nga inspektorati dhe do të kërkoj përgjegjësi për mosveprim.

Trendi i shkatërrimit të vlerave tona të trashëgimisë kulturore do të ndalet dhe fajtorët për këto vepra do të sillen para ligjit. Dua t’i paralajmëroj që koha kur në vend të monumenteve janë ndërtuar banesa shumëkatëshe apo parkingje, ka kaluar, dhe në këto vende nuk do të jepen leje për asnjë aktivitet ekonomik.”

Në anën tjetër vlen të ceket se në lidhje me ngjarjen nuk ka ende asnjë reagim nga Departamenti i Trashëgimish Kulturore të Ministrisë se Kulturës, Rinis dhe Sporteve.

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësuesi Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe

Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur dhe i përkushtuar Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe, duke lënë pas një kontribut të çmuar në arsim...

Sektori privat proteston, përmend shkeljet që iu bëhen në vendet e punës

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka protestuar në sheshet e Prishtinës duke kërkuar kushte më...

Lajmet e Fundit