4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Liga Unike/ Prizreni 16 fiton sfidën e parë çerekfinale të “Play off”-it

Prizreni 16 ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të “Play-off”-it në Ligën Unike të meshkujve.

Përballje shumë interesante u zhvillua mes Rahovecit dhe Prizrenit 16, ku fituan prizrenasit me rezultat 93:98 (28:22, 23:20, 22:27, 20:29).

Çereku i parë ishte interesant dhe i barabartë deri tek rezultati 19:22, ku vendasit me një seri prej 9:0, duke e fituar këtë pjesë 28:22. Në periudhën e dytë, e shtuan edhe më shumë epërsinë, duke shkuar në pushim me shifrat 51:42. Tifozët patën mundësi të shohin një përballje të barabartë, si dhe me shumë aksione të bukura, kurse në dhjetë minutat e fundit dhe atë vendimtare, prizrenasit ishin më të mirë dhe përqendruar, duke fituar me pesë pikë dallim, 93:98.

Te Rahoveci u dalluan TJ Dunans me 24 pikë, 17 kërcime e gjashtë asistime dhe Musab Mala me 22 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime, ndërsa te Prizreni 16 u dalluan Darell Davis me 23 pikë, 12 kërcime dhe nëntë asistime, Arti Hajdari me 27 pikë dhe Roy McCoy me 20 pikë e 10 kërcime. / PrizrenPress.com

Më Shumë

Lajmet e Fundit