13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Prizren: 90 pacientë kërkojnë shërbime mjekësore gjatë ndërrimit të tretë në QKMF

umri i pacientëve që kanë kërkuar shërbime mjekësore në ndërrimin e tretë të punës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare sipas autoriteteve komunale është tregues për domosdoshmërinë e funksionimit 24-orësh të këtij institucioni shëndetësor.

Drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu, ka bërë të ditur se në natën e parë të punës gjatë ndërrimit të tretë në QKMF janë paraqitur afër 90 pacientë, transmeton Koha Ditore.

“Në QKMF në Prizren brenda një nate kanë kërkuar shërbime mjekësore gjithsej 87 pacientë”, ka thënë Shehu, duke konfirmuar se këto shifra tregojnë se ka qenë e domosdoshme zgjatja e orarit të punës në këtë qendër të mjekësisë primare.

Ngjashëm, kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ka theksuar se në dy orët e para të lansimit të shërbimit të ri 24-orësh në QKMF janë dhënë 36 shërbime mjekësore (jourgjente) për pacientët.

Më Shumë

Kjo është 24 vjeçarja shtatzënë që vdiq në Spitalin e Prizrenit

Një grua ka humbur jetën dje në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal në Prizren. Ajo në spital ishte pranuar në gjendje të rëndë. Familjarët e...

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit të popullsisë, tashmë ka arritur mbi 1 milion. Lajmin e ka konfirmuar në “RTV Dukagjinit”, Ylli...

Ylli në finale

Lajmet e Fundit