Takohen Thaçi, Veseli, Lushtaku e Pacolli

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku janë takuar me Rrahim Pacollin.

Takimi është zhvilluar në një prej restoranteve në Prishtinë, ndërsa nuk dihen temat e këtij takimi, ndonëse mund të jenë të ndërlidhura me zhvillimet e fundit pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, raporton “Koha.net”.

Pacolli i cili ka qenë shef i shtabit zgjedhor të AKR-së, ka thënë së është takuar rastësisht me Thaçin, Veselin dhe Lushtakun.

“Ne jemi takuar rastësisht për një kafe të mëngjesit”, ka thënë ai, duke mos pranuar që aty është biseduar për seancën konstituive të Kuvendit. “Unë nuk jam në parti dhe jemi taku privatisht”, ka thënë ai.

Pacolli konfirmon takimin me Thaçin, Veselin e Lushtakun

Më Shumë

Bellanica: Prizreni dha mesazh të fuqishëm uniteti, besimi dhe shprese

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren dhe kandidati për deputet, Sejdi Bellanica, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në...

Aksident mes dy veturave në Rugovë të Hasit, dy të lënduar

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rugovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë...

Lajmet e Fundit