8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Limaj: Mos i kërcënoni anëtarët e Nismës

Limaj , NISMAFatmir Limaj ka thënë se çdo qytetar ka të drejtë të mendoë për ndryshim dhe se ndryshimi është duke ardhur.

“Ndjehem mirë sepse NISMA për Kosovën bekimin e saj e ka marrë nga ju, nga ju që keni pasur guximin të shprehni mospajtimin me qeverisjën në Komunë dhe në Kosovë dhe keni kërkuar ndryshim. Zëri i juaj për ndryshim është dëgjuar dhe ndryshimi po vjen, po vjen në gjithë Kosovën”

“Nisma për Kosovën është zë i juaji është Nismë e juaja, prandaj kërkoj nga secili që është sot këtu që të marrë Nismën në shoqërinë tuaj, në rrethin tuaj, në shtëpitë, në lagjet, në fshatra e në gjithë Komunën sepse Nisma ka nevojë për të gjithë që të arrhet ndryshimi. Lipjanit dhe gjithë Kosovës i duhet ndryshim dhe se ndryshimin do ta bëjnë vet qytetarët e guximshëm dhe me vizion për një të ardhme më të mirë”, ka thënë Limaj,në Lipjan.

Sipas Zyrës për Informim të Nismës, Limaj drejtoi edhe një mesazh për strukturat qeveritar

“Mos i kërcënoni dhe shantazhoni me vende pune apo gjëra të tjera qytetarët që po i bashkohen Nismës, lejoni njerëzit që të lirë të bëjnë përzgjedhjen e tyre, askush nuk mund ta ndalë vullnetin e qytetarëve, kjo është parë edhe në të kaluarën.” ka thënë në fund Limaj.

Ndërkaq, Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi ndër të tjera foli edhe për problemet ekonomike dhe sociale më të cilat ballafaqohet vendi ynë.

Më Shumë

Ti je për mua një krijesë e trishtë

Poezi e shkruar nga Cesare Pavese. Përktheu: Orjela Stafasani Ti je për mua një krijesë e trishtë një lule e përkohshme poezie që bash në çastin kur e...

Hapet në Prizren edicioni parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës

Në Prizren u hap edicioni i parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës, organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe...

Lajmet e Fundit