14.9 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Gashi: Eqrem Kryeziu ia miratoi vetës lejen për shtëpinë në Prevallë

DardanGashi-MMPHMinistri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dardan Gashi, ka arsyetuar vendimin që ka marrë për të paditur ish-kryetarin e Prizrenit, Eqrem Kryeziun. Ai thotë se Kryeziu duke shfrytëzuar të drejtën e pozitës që ka pasur i ka miratuar vetës leje për ndërtimin e shtëpisë në Prevallë.

“Nëse e shihni objektin e z. Kryeziu në Prevallë – krejt shtëpitë tjera hahen diqysh me sy – shtëpia e tij është sikur njëfarë autobusi i kthyer anash, komplet në kundërshtim me planet që vetë i kanë miratuar në Kuvendin Komunal të Prizrenit”, ka thënë Gashi për Express.

“Në rend të parë, ky e ka nxjerr një leje që nuk përputhet me Planin Rregullativ dhe krejt vendimet që i ka marrë Kuvendi Komunal i Prizrenit”
“Duke qenë Kryetar ia ka miratuar vetës lejen. Tash, teknikisht leje ka, por mënyra se si ka ardhur deri te ajo leje është vepër penale”.

“Në Prevallë ka pasur një ide mes Ministrisë së Mjedisit dhe Komunës së Prizrenit, gjatë viteve 2006, 2007, 2008, që aty të krijohet një qendër turistike dhe të ndërtohen tri lloje shtëpish, me material të caktuar, me dizajn të caktuar dhe me parametra të caktuara. Asnjë gjë prej këtyre nuk ka ndodhur. Do të thotë, materiali që ka pasur nevojë nuk është përdorë, dizajni që është përzgjedh është tejkaluar kryesisht prej njerëzve vendimmarrës siç është Kryetari i Komunës. Ai nuk ka mundur t’ua prish të tjerëve objektet kur vet ka ndërtuar një objekt që absolutisht nuk është i paraparë të ndërtohet aty”.

Gashi thotë se javën që vjen janë edhe 45 objekte që do të rrënohen në Prevallë.

“ Dhe, faza e fundit mbetet këto që kanë leje, por që kanë tejkalime, dhe ne dje i kemi deponuar padi penale ndaj ish-Kryetarit të Prizrenit dhe tre vartësve të tij”.

 

Më Shumë

Në Malishevë përkujtohen dëshmorët Ramiz Shala dhe Bajram Gashi

Sot u përkujtuan me nderime dëshmorët e kombit Ramiz Shala nga Kleçka dhe Bajram Gashi nga Vërmica, të cilët ranë duke sakrifikuar jetën për...

Alokohen pensionet për muajin prill, përfitojnë mbi 286 mijë qytetarë

Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot është bërë alokimi i pensioneve për pensionistët e moshës dhe ata...

Lajmet e Fundit