Limaj në Prizren: Vendi ynë ka lloj-lloj politikanësh, ata janë mjeshtër të politikave ditore

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj me rastin e shënimit të 5 vjetorit të Nismës Socialdemokrate në Prizren ka thënë se gjëja më e lehtë që dikush mund ta bëjë është që të ikë nga përgjegjësia dhe gjërave të rëndësishme t’ua kthejmë shpinën.

“Më së lehti është ti ikum përgjegjësisë dhe ta kthejmë shpinën dhe mas lehti është të mos marrim dikë nëpër gojë. Mjafton të mos flasim asgjë, mjafton të mos punojmë dhe të mos punojmë asgjë. Nëse s’ke punu askush nuk do të thotë asgjë sepse nuk ke punu. Nëse nuk e ke ngritë zërin nuk ke punu kurrë. Nëse nuk ke bërë asgjë, asgjë, asgjë vetëm për të bërë mirë, në fund të ditës je vetëm një asgjë. Njerëzit të cilët i kanë shërbyer shtetit gjithmonë kanë qenë të diskutueshëm”, tha Limaj.

Me këtë rast, Limaj tha se Nisma është i vetmi grup parlamentar i cili nuk ka bërë premtime.

“Jemi i vetmi grup politik në këtë vend që nuk kemi bërë premtime. Kemi marrë 3-4 zotime dhe sot përpiqemi ti realizojmë zotimet tona”, tha ai.“Ne nuk dalim për asgjë në media dhe ne nuk përplasemi për asgjë me të tjerë. Qëndrimet tona janë të qëndrueshme dhe nuk flasim kot për njerzit ose fenomenet”, tha ndër të tjera ai.“Ka lloj-lloj politikanësh vendi. Ka politikanë ditor që dinë t’i bëjnë politikat e matematikat e vendit. Ne nuk i takojmë kësaj politike. Janë mjeshtër të politikave ditore”, tha i pari i Nismës./Gazeta Blic

Më Shumë

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Lajmet e Fundit