24.6 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Limaj pas shpalljes i pafajshëm: Më prekën aty ku nuk duhej – në nderin tim

Fatmir Limaj është treguar emocional në fjalimin e tij të parë pas shpalljes i pafajshëm nga akuzat për marrje ryshfeti dhe krim të organizuar sa ishte ministër i Transportit dhe Post-telekomunikacionit.

Zëvendëskryeministri aktual dhe kryetari i Nismës për Kosovën ka thënë se ata që deshën dënimin e tij dhe projektuan persekutimin e tij bën gabim shumë të madh duke e prekur në ndershmërinë e tij dhe të familjes Limaj.

“Ishte një persekutim i pashembullt mbi shtatë vjet e dhjetë muaj, i orkestruar nga individë të cilët në pamundësi që të ballafaqohen me argumente politike, me dije punë e angazhim, dhe individë të tjerë që janë të mësuar të ndërtojnë karrierë mbi kurrizin e njerëzve të pafajshëm. Ne patëm një persekutim të pashembullt”, ka deklaruar Limaj.

“Sot me kënaqësi dalë para qytetarëve të Kosovës për të rikonfirmuar atë që e kam thënë që nga dita e parë, me 28 prill të vitit 2010 se unë dhe familja ime me krejt qenie jemi të pafajshëm”.

“Ishte një eufori e atyre që deshën pengimin tim. Ata tentuan që pasionin tim për ta zhvilluar vendin ta pengojnë duke prekur aty ku është dhimbja ime më e madhe, aty ku njerëzit e ndershëm nuk prekën. Ata prekën në ndershmërinë time, në dashurinë për vendin tim”.

“Unë isha i angazhuar me projekte të mëdha të Kosovës, duke i ofruar Kosovës rrugë të modernizuara, aeroportin. Nga një ministër të suksesshëm më paraqitën si njeriun më të urryer të këtij vendi. Por, unë nuk u dorëzova, qëndrova, duke qenë fort i bindur në çdo hapë se me devotshmëri i kam shërbyer këtij kombi dhe çdo qytetari të kësaj republike”.

“Tentuan të përlyenin edhe autoritetin dhe personalitetin e anëtarëve të familjes sime, për të vazhduar më pas me bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë. Por, jo që nuk kemi shkelur ligj, përkundrazi, ne jemi pishtar të rendit e ligjit në këtë vend, derisa të tjerët bënin kurthe.

Limaj sot është liruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ai ishte akuzuar për krim të organizuar, keqpërdorim me detyrën zyrtare dhe dhënie e marrje ryshfeti.

Nga të gjitha akuzat janë liruar edhe Endrit Shala, Shpëtim Telaku, Nexhat Krasniqi e Florim Zuka.

klankosova.tv

Më Shumë

Zero tolerancë ndaj keqpërdoruesve, aksione në rrjetin e ujësjellësit në rajonin e Prizrenit

Gjatë kësaj jave, KRU “Hidroregjioni Jugor” ka zhvilluar aksione të koordinuara në komunat e Prizrenit, Malishevës, Suharekës dhe Dragashit për evidentimin dhe shkyçjen e...

Kryeministri Rama: Dogana Morinë–Vërmicë, shembull i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se dogana Morinë–Vërmicë është një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke shtuar...

Lajmet e Fundit