22 C
Prizren
E premte, 25 Korrik, 2025

Limaj: PDK-AAK-Nisma i ofrojnë vendit një qeveri reformatore

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj është i bindur se Ramush Haradinaj do të jetë Kryeministri i cili do të ndryshoj mënyrën e qeverisjes.
Thotë se koalicioni PDK-AAK-Nisma do t’i ofrojë vendit një mënyrë të re të Qeverisjes.

“Është një mundësi e artë që përmes një Qeverie reformatore ta përgatit vendin drejt zhvillimeve dhe sfidave të reja’, tha Limaj për televizionin publik.

Thotë se janë të bindur në besimin që i kanë dhënë Haradinaj për Kryeministër të vendit.

“Ne presim që Haradinaj të jetë në krye të një qeverie reformatore për t’i dhënë një rrugë tjetër vendit’, theksoi Limaj.

Koalicioni i madh mes PDK’së, AAK’së dhe Nismës është arritur pak minuta para se të përfundojë afati zyrtar i KQZ’së për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore.

Përveç koalicionit me AAK’në dhe Nismën, PDK’ja ka arritur marrëveshje edhe me shtatë parti të tjera të vogla.

Zgjedhjet do të mbahen me 11 qershor.

Më Shumë

Eda Vllaco, pianistja prizrenase fituese e “Nouvelles Étoiles” në Paris, përgatitet për recital në Romë më 16 gusht

Pianistja e njohur prizrenase, Eda Vllaco — emër i dalluar në muzikën klasike dhe fituese e shumë çmimeve në gara ndërkombëtare — ka triumfuar...

Policia e Kosovës pret organizatorët e DokuFestit – koordinohen për sigurinë e festivalit në Prizren

Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, kolonel Faton Alija, së bashku me stafin e tij, priti sot në takim drejtoreshën ekzekutive të festivalit ndërkombëtar...

Lajmet e Fundit