Limaj përkujton maturantët nga Malisheva që humben jetën tragjikisht në Shqipëri

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 15 maturantët nga Malisheva në 16-vjetorin e vdekjes së tyre tragjike.

Ai ka thënë se si në çdo përvjetor tjetër, sjellim në kujtesën dhe dhimbjen e madhe që kishte shkaktuar një nga tragjeditë më të mëdha të pasluftës në Kosovë.

“Vdekja e këtyre të rinjve nuk ishte humbje e madhe vetëm për familjet e tyre, dhe qytetarët e Malishevës, por për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot bëhen 16 vite nga vdekja tragjike e 15 maturantëve të komunës së Malishevës të cilët u aksidentuan derisa po ktheheshin nga një ekskursion në Shqipëri.

Sot, si në çdo përvjetor tjetër, sjellim në kujtesën tonë dhimbjen e madhe që shkaktoi një nga tragjeditë më të mëdha të pasluftës në Kosovë.

Vdekja e këtyre të rinjve nuk ishte humbje e madhe vetëm për familjet e tyre, dhe qytetarët e Malishevës, por për të gjithë shqiptarët. Përgjithmonë në kujtesën tonë!

No description available.

 

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit