Limaj: Pres nga Mustafa ta shkarkojë Jabllanoviqin

Fatmir Limaj konfrencKryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj i ka bërë thirrje kryeministrit Isa Mustafa ta ushtrojë kompetencën e tij dhe ta shkarkojë ministrin Aleksandër Jabllanoviq dhe ta mbyllë këtë çështje.

Limaj në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka thënë se Nisma për Kosovën do të jetë pjesë e protestës edhe të mërkurën dhe i ka ftuar qytetarët të protestojnë qetë.

Ai ka folur edhe migrimin legal të qytetarëve. Limaj ka thënë se është koha që Brukseli të reflektojë, mos ta lë të izoluar, pa liberalizim të vizave, Kosovën.

Fatmir Limaj ka thënë se Nisma do të riorganizohet edhe më fuqishëm këtë vit, duke mohuar se spekulimet se do t’i bashkohet AAK-së.

Më Shumë

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

Lajmet e Fundit