27.5 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025

Limaj: Prizreni ka vendosur ta mbështet kauzën tonë ‘Me Çlirimtarët’

Kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj, dhe kandidatët për deputetë nga radhët e Nismës në Prizren, u pritën sot nga banorët e Hasit dhe lagjes ‘Ortakoll’.

Edhe këtu u pa përgatitje maksimale dhe mobilizimi i jashtëzakonshëm për ta përkrahur kauzën tonë #MeÇlirimtarët në mbrojtje të vlerave kombëtare dhe kandidatët e Nismës për deputet nga qyteti i Prizrenit.

May be an image of 10 njerëz

Kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj, tha se rreshtimi i banorëve të Hasit dhe Ortakollit është mesazh i qartë se Prizreni ka vendosur që në zgjedhjet e 14 shkurtit ta mbështet kauzën tonë Me Çlirimtarët.

Banorët e Hasit dhe të ‘Ortakollit’, përherë kanë ditur të rreshtohen përkrahë njerëzve të dëshmuar në kohë, prandaj nuk është i rastësishëm rreshtimi i qindra qytetarëve përkrahë Nismës Socialdemokrate anekënd Kosovës dhe mobilizimi i tyre për ta mbrojtur shtetin nga rreziqet që po i kanosen, sepse për ne interesi i shtetit do të jetë gjithmonë mbi interesin individual e partiak, përfundoi Limaj.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se banorët e Hasit dhe ‘Ortakollit’ tashmë janë rreshtuar përkrahë Çlirimtarëve të 121-it, sepse nga këtu duhet të fillojë mbrojtja e vlerave kombëtare dhe ruajtja e identitetit të shtetit.

‘Mobilizimi juaj sot, po tregon qartë se tani ka është koha që zëri i UÇK-së të jehojë edhe më fuqishëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës përmes deputetëve të Nismës dhe Fatmir Limajt Kryeministër, andaj ju ftoj që të vazhdoni kështu deri më 14 Shkurt edhe më shumë ta përçoni tek qytetarët frymën e mbrojtjes së vlerave kombëtare përmes Çlirimtarëve, dhe t’i votoni kandidatët e Nismës në Prizren, me bindjen se askush më mirë se ata nuk do t’i mbrojë vlerat tona kombëtare dhe themelet e shtetit të Kosovës’.

Kandidatët tjerë për deputet, Albulena Balaj – Halimaj, Sabri Micaj, Shukrije Berisha, Fatmir Gërdellaj, Muhamet Shalaj, Afrim Tejeci, Veton Rexhaj dhe Leart Batusha, duke i përshëndetur të pranishmit pë mbështetjen e vazhdueshme, tha se është mbreslënës mobilizimi i gjithë qytetarëve anekënd Kosovës për ta jetësuar kauzën tonë Me Çlirimtarët në mbrojtje të vlerave kombëtare, andaj vetë prezenca juaj sot këtu, është dëshmia më e mirë se në Has, Ortakoll dhe në gjithë Prizrenin po mbizotëron fryma Çlirimtare, dhe angazhimi juaj është garancë e fitores së madhe të Nismës dhe Fatmir Limajt kryeministër.

 

Më Shumë

Themeluesi i Proton Cable Prizreni i reagon ashpër kryetarit Totaj, lidhur me një deklaratë të tij për klubin bardhezi

Trajneri dhe njëherësh themeluesi i klubit të basketbollit Proton Cable Prizreni, Arbnor Rifati, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir...

Kryetari i Odës në Prizren, Afrim Tejeci kërkon ndërhyrje të menjëhershme: Bizneset në vështirësi nga shërbimi i arkave fiskale

Një krizë e re po godet bizneset në Kosovë, pas vendimit të kompanisë Enternet Shpk për të mbyllur të gjitha zyrat e saj të...

Lajmet e Fundit