3.3 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Limaj e sheh gjetjen e zgjidhjes pas festës së Bajramit

Jahjaga-Limaj14-02Kur ka dalë nga takimi me Presidenten Atifete Jahjaga, kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se ata dhe e para e vendit po punojnë për gjetjen e një zgjidhje për të dalë nga ngërçi politik e institucional.

“Tash jeni dëshmitar të takimeve të shpeshta me Presidenten e vendit. Ne po punojmë fuqishëm për një zgjidhje e cila është në përputhje me Kushtetutën dhe me vullnetin e shumicës”, ka thënë Limaj, transmeton Koha.net.

Ai nuk ka pranuar të flasë vetëm në emër të Nismës, por ka folur se si bllok janë të interesuar që të gjejnë zgjidhje, kur është pyetur nëse partia që ai i prin është e gatshme që të ulet për të biseduar me PDK-në.

“Me secilin akter që plotëson ato dy kushte, që të respektohet Kushtetuta dhe vullneti i qytetarit ne do të provojmë që të gjejmë zgjidhje, si Bllok”, ka thënë Limaj. “Kanë shkuar dy muaj duke testuar nëse Blloku po ndahet ose jo. Besoj e kanë kuptuar se një gjë e tillë nuk do të ndodh”.

Limaj ka paralajmëruar se kjo situatë do të zgjidhet për një kohë shumë të shkurtë dhe do të bëhet formimi i institucioneve konform ligjeve në fuqi.

“Në ditët në vijim, pas festës, besoj se do të kemi progres në gjetjen e zgjidhjes”, ka thënë Limaj.

Më Shumë

Sencar Karamuço emërohet Drejtor i Kadastrës dhe Gjeodezisë në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit ka njoftuar sot për emërimin e Sencar Karamuços në pozitën e drejtorit të Kadastrës dhe Gjeodezisë, duke e cilësuar...

Dy të lënduar në Sllapuzhan të Suharekës, u therën me thikë nga një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore pasi të njëjtit ishin ther me thikë nga...

Lajmet e Fundit