12.4 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Liria synon Evropën e Besa shpëtimin

Të premten, rikthehet Superliga e Kosovës në futboll, me përballjen ndërmjet Lirisë dhe Besës, që do të luhet në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, në orën 14:00, raporton KTV.

Ky ballafaqim ka synime krejtësisht të kundërta. Liria e kërkon daljen në Evropë dhe momentalisht pozicionohet në vendin e tretë me 41 pikë, tri më pak se liderja, Drita.

Nga ana tjetër, Besa synon mbetjen në elitën e futbollit tonë dhe në tabelë është në zonën e barazhit, në pozitën e 10-të me 17 pikë, dy më shumë se Flamurtari i vendit të parafundit.

Trajneri i Lirisë, Bledi Shkëmbi, deklaroi para takimit se do të jetë e vështirë marrja e pikëve si me ekipet sipër tabelës, si me ato që pozicionohen më poshtë. Nga ana tjetër, homologu i tij, Valdet Shoshi, tha se pavarësisht se luan kundër një skuadre të fortë, jo gjithmonë fitojnë ata që favorizohen në letër.

Në këtë përballje, të dyja skuadrat hyjnë me mungesa.

Sa u përket përgatitjeve të sigurisë, Liria ka mbajtur mbledhje dhe anëtarët e kryesisë kanë kërkuar nga tifozët mbështetje maksimale dhe anim korrekt, për të mos u përsëritur skenat e njëjta si me ndeshjen me Vëllaznimin, ku u hodhën shishe në fushë, e ku Komisioni Disiplinor e dënoi klubin prizrenas me 1 mijë euro.

© 

Më Shumë

Richard Gere: Dola i veshur si një i pastrehë… vetëm një grua ma dha pak ushqim…

Nga Richard Gere Kur shkova i maskuar në Nju-Jork, i veshur si një i pastrehë, askush nuk më vuri re. E ndjeva se çfarë do të...

DKRSM-ja në Suharekë fton qytetarët të kontribuojnë për pasurimin e Muzeut të Edukimit

Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Komunën e Suharekës ka publikuar një thirrje publike drejtuar qytetarëve, me qëllim pasurimin e Muzeut të...

Lajmet e Fundit