Liridon Fetahaj mund të përfundojë tek ish-kampioni

Liridon Fetahaj nuk arriti të tregojë cilësitë e tij te Prishtina dhe paraqitjet e tij nuk ishin në nivelin e atyre që i pati te Liria. Pa marrë parasysh këtë fakt, ai është duke u kërkuar nga Feronikeli.

Skuadra nga Drenasi ka kontaktuar futbollistin, i cili ka kontratë me Prishtinën, por që mund të ndahet me kryeqytetasit për shkak të hapësirës jo të madhe që e pati te kryeqytetasit.

Feronikeli menjëherë pari vendosi të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Sulejman Starova, ka filluar me përforcime dhe synon që në edicionin e ri të ketë rezultate shumë më të mira se ato që i pati sivjet.

Më Shumë

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit