Lirohet hajni në Malishevë

Një person në Malishevë ka pranuar se kishte vjedhur portofolin dhe gjëra tjera personale, por përsëri është liruar nga prokurori i rastit.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Imer Krasniqi në Malishevë, ku një person kishte parkuar makinën dhe ishte futur për t’i rregulluar dhëmbët, shkruan Insajderi.

Personi me inicialet S.P, kishte hyrë në makinë duke i vjedhur portofolin dhe gjëra të tjera personale që ankuesi kishte pasur në veturë.

I njëjti më pas ishte arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit, ku kishte pranuar se kishte kryer vjedhje e katër gjësendeve të ndryshme.

Prokurori kishte gjetur edhe prova për vjedhjen që S.P kishte kryer , por që kishte vendosur ta lirojë.

https://insajderi.com/lirohet-hajni-ne-malisheve-qe-pranoi-se-ka-vjedhur/

Më Shumë

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Tragjedia në Suharekë – Goditet nga rrufeja, trupin e bartën 1 kilometër babai dhe vëllai

Puna në bjeshkët e Dellocit u kthye në tragjedi për familjen Bajselmani nga Suhareka. Kjo pasi rrugëtimi i tyre i zakonshëm në këto bjeshkë përfundoi...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit