2.2 C
Prizren
E martë, 17 Shkurt, 2026

Lirohet Ramush Haradinaj

Në konferencën e jashtëzakonshme të organizuar nga AAK, Ahmet Isufi ka konfirmuar se Ramush Haradinaj është liruar.

Policia sllovene: Rasti i Haradinajt do të trajtohet sonte në gjykatën e Kranjit

Lirimi i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, mund të lirohet vetëm gjatë orëve të mbrëmjes.
Në një prononcim për lajmi.net, zyra për informim e Policisë së Sllovenisë kanë konfirmuar arrestimin e Haradinajt në bazë të një fletarresti të Interpol-Serbia.

Zyrtari për informim i kësaj policie, Bojan Kos, ka thënë se një shtetas i Kosovës është arrestuar dhe se procesi do të vazhdojë tutje te gjykatësi hetues në Gjykatën e Qarkut në Kranj – sot pasdite.

Sipas tij, i gjithë procesi mund të përfundojë vetëm pas përfundimit të procedurave gjyqësore.

“Për arsye të konfidencialitetit të të dhënave personale, ne vetëm mund të konfirmojmë arrestimin e një shtetasi të Kosovës, i cili është i kërkuar nga Interpol-Serbia. Personi është arrestuar sot në aeroportin e Lubjanë. Lënda do të shkojë te gjykatësi hetues në Gjykatën e Qarkut sot pasdite për procedura të mëtejshme”, ka thënë Kos.

Më Shumë

Rrahje në Dragash, dy persona përfundojnë në spital

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete të premten në Dragash. Policia ka bërë të...

Xhoxhaj nokauton Seifkhani-n, mbron titullin EBU

Boksieri kosovar Labinot Xhoxhaj e ka mbrojtur titullin e kamponit evropian në EBU. Xhoxhaj e ka ‘rrahur’ suedezin Pezhman Seifkhani, në duelin e zhvilluar Lahr...

Lajmet e Fundit