19.9 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Lista Serbe ende s’ka vendosur

Branimir StojanoviqZëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka deklaruar se Lista Serbe ende nuk ka vendosur për hapat që do t’i ndërmarrë rreth pjesëmarrjes në Qeverinë e Kosovës.

Stjanoviq, ka thënë për Radio Televizionin e Serbisë, se rreth kësaj çështjeje do të ketë takime të tjera ndërmjet kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq dhe serbëve të Kosovës.

“Po të ndikonte vendimi vetëm te ne, personalisht, më lehtë dhe më shpejtë do ta merrnim. Por, për shkak të kompleksitetit dhe përgjegjësisë që kemi ndaj njerëzve, duhet ta masim mirë çdo hap që bëjmë. Ne në fakt nuk kemi zgjidhje më të mirë, ne po zgjedhim ndërmjet zgjidhjeve më pak të këqija”, ka thënë Stojanoviq.

Lista Serbe, ka shprehur pakënaqësinë e saj me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, për të shkarkuar tashmë ish ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq.

Përfaqësues të Listës kishin thënë se për pjesëmarrje ose jo në Qeverinë e Kosovës, do të vendosnin pas takimit të mbështetur nga Bashkimi Evropian, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili u mbajt në Bruksel më 9 shkurt.

Jabllanoviq i kishte quajtur “egërsira” protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin t’i pengonin pelegrinët serbë që ta vizitojnë Gjakovën për Krishtlindjen Ortodokse, më 6 janar.
Deklarata e tij kishte nxitur protesta të dhunshme në Prishtinë, në janar të këtij viti./REL/

Më Shumë

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 52 aksidente dhe janë shqiptuar 2286 gjoba në trafik. Sipas...

Kryeprokurori për vajzën e plagosur në Prizren: Është jashtë rrezikut për jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku dyshohet se babai e ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare, ndërkaq ka plagosur tjetrën, 10-vjeçare. Në...

Lajmet e Fundit