Lista e Zonës së Pashtrikut do t’iu nënshtrohet rishikimit dhe pastrimit

Veteranet therandPublikimi i listës së veteranëve të UÇK-së për Zonën Operative të Pashtrikut, megjithatë, do t’iu nënshtrohet rishikimit dhe pastrimit, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo për faktin se ai që kohëve të fundit më së shumti është atakuar për këtë listë, deputeti i Nismës, Haxhi Shala, po premton pastrim të shpejtë liste për “lëshimet në stafin teknik” që kanë ndodhur dhe po siguron se do të ketë publikim emrash të atyre që keqpërdoren listat.

Ish-komandanti i brigadës 121 “Kumanova”, Haxhi Shala, i njohur në luftë me nofkën “Topi”, e ka pranuar se ka pasur gabime dhe lëshime në listën e publikuar, ndërsa ka thënë se do të bëhet gjithçka publike porsa të identifikohen ata që shkaktuan tollovinë.

Por, nëse s’ka hapa konkretë për pastrimin e listës së Zonës së Pashtrikut në atë që thotë Shala, drejtues të batalionit të dytë “Ruzhdi Salihu” kanë ripërsëritur se rruga e tyre në këtë rast është vetëm gjykata, përcjell koha.net. Javën e shkuar, ndërkaq, pikërisht për këto lista kishte përplasje mes komandantëve të batalioneve dhe atyre të brigadave për Zonën e Pashtrikut.

Më Shumë

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Lajmet e Fundit