27.2 C
Prizren
E enjte, 5 Qershor, 2025

Loja e liderëve politikë të Kosovës me mërgimtarët

Azem Lajqi

Në një televizion të Shqipërsë, moderatori emisionit, Blendi Fevziu, duke folur për Aeroportin e Tiranës, tha se në shifrën prej 10.00000 udhëtarëve, përgjatë vitit 2024, mbi një milion janë shtetas të Kosovës.

Para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë (shkurt 2025), liderë të partive politike ua kanë mësyrë për vota mërgimtarëve.

Liderët politikë të Kosovës të vetmin premtim ( do të duhej të merrin vendim ligjor) që do të duhej tua bënin mërgimtatëve në Perëndim do të duhej ishte lirimi i biletave prej kompanive ajrore (pse jo edhe shtimin e linjave ajrore Prishtinë me aeroporte të mëdha kudo në Evropë), e jo t’u premtojnë si do ta bëjnë Kosovën perspektive dhe demokratike ligjërisht, gjë të cilën s’e kanë bërë deri këtë vit, as s’ do ta bëjnë kurrë me këtë mentalitet fisnoro- epik.

Nuk ka kurrfarë logjike që mërgimtarët të ndikojnë, me votën e tyre, (pasi edhe ata kanë shkuar në mëgim për punë, ndoshta edhe për jetë e shkollim ma cilësor) në pushtetin politik të Kosovës.

Mërgimtarët duhet t’i kenë përfaqësuesi e vet  në Parlamentin e Kosovës, që do të ishin zëri i problemeve të tyre, sidomos kur është fjala me plaçkitjen që u bëhet me aviobileta.

Liderët politikë të Kososovës, që kërkojnë vota prej mërgimtarëve për pushtetin e tyre politik, në vend që t’u premtojnë mërgimtarëve(mashtrojnë ashtu si kanë mashtruar tash e 25 vjet me radhë) rikthim në vendin e tyre (siç ka bërë Mbreti Zog ?) në Kosovë, si kuadro mëse të nevojshme, në vend që t’i angazhojnë në përfaqësi e ambasada të Kosovës, kudo në Perëndim, SHBA e Kanada, ua kërkojnë vetëm votën për pushtet!Tash u duhet vota (e kanë keqpërdorur 25 vjet), ndërsa pas votës u duhet vetëm paraja e mërgimtarëve, madje duke i llogaritur edhe remitencat e tyre si rritje ekonomike.

Pikërisht për shkak të kësaj i konsiteeojnë edhe patriotë të klasit të parë!Zoti ua bekoftë familjet dhe rrugët mërgimtarëve!

Më Shumë

Sot temperaturat deri në 32 gradë Celsius

Në vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe pak vranësira. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...

Mbi 2 mijë gjoba e 30 të arrestuar gjatë 24-orëve në vend

Policia e Kosovës brenda 24-orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 148 gjoba trafiku në vend. Në raportin e policisë bëhet e ditur se gjithashtu...

Lajmet e Fundit