Lopët kullosin në oborrin e shkollës “Zenun Çoçaj”, në Gjonaj të Hasit (Foto)

Disa lopë po kullotën në oborrin e shkollës “Zenun Çoçaj”, në Gjonaj të Hasit.

Ato nuk janë penguar nga askush që të kullosin  në hyrje të shkollës, transmeton “PrizrenPress”.

Drejtori i shkollës, Latif Çoçaj tha se shkolla nuk ka rrethojë.

Ai tregon se ka bërë kërkesë në Drejtorinë e Arsimit, që të investohet në rrethojë.

“Drejtori i Arsimit, Skënder Susuri ka qenë para disa ditësh për vizitë në shkollë. Ai premtoi se gjatë vitit të ardhshëm do të rrethohet shkolla”, tha Çoçaj./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit