11.8 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

“Loyola-Gymnasium”: Një kujtim për profesorin Mark Gojani

Ish-kolegët e Asociacionit “Loyola-Gymnasium” në Prizren, me dhimbje e pikëllim kanë marrë lajmin për vdekjen e ish-kolegut të tyre, prof. Mark Gojanit.

“Me dhembje e pikëllim të thellë e morëm lajmin për ikjen nga kjo botë të ish-kolegut tonë, mësimdhënësit e ish-zëvendësdrejtorit të ditëve të para të Asociacionit “Loyola-Gymnasium”, prof. Mark Gojanit (09.01.1957-13.02.2024). Në mbamendjen e kolektivit tonë, prof. Mark Gojani do të mbetet si koleg shembullor, fjalëpak e modest, por thellësisht i përkushtuar për të përmbushur objektivat në të mirë të edukimit dhe arsimimit, që e pati mision tërëjetësor.”

“Gjeneratat e shumëta të nxënësve tanë do ta kujtojnë për dijen e thellë, sensin pedagogjik dhe kompetencën e lartë profesionale. Ai do të kujtohet nga të gjithë ne edhe për urtinë, shpirtin arsimdashës e atdhedashës, që e dëshmoi edhe në kohërat më të vështira, kur kërkoheshin sakrifica njerëzore për të përmbushur synimet e ëndërruara.

U prehsh në paqen e përjetshme, profesor Mark Gojani! Në kujtimet tona do të jetosh gjithmonë!”

Më Shumë

Suharekasi i dehur sulmon qytetarin dhe policin jashtë detyre

Një sulm fizik ka ndodhur së fundmi në qytetin e Suharekës. Në raportin e policisë bëhet me dije se i dyshuari nën ndikim të alkoolit...

Vetëvendosje: Raporti i auditimit nxjerr në pah keqmenaxhim financiar në Komunën e Prizrenit

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka deklaruar se raporti i auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës për vitin 2024 përmban gjetje shqetësuese që, sipas...

Lajmet e Fundit