13.8 C
Prizren
E hënë, 29 Maj, 2023

“Loyola-Gymnasium” thellon bashkëpunimin me kompanitë dhe institucionet arsimore gjermane

Në kuadër të bashkëpunimit me institucionet e ndryshme dhe të ndërtimit e thellimit të partneritetit profesional, të premten, drejtues të lartë të kompanisë gjermane ASB në Gjermani dhe të degëve të saj në rajonin e Evropës Juglindore, kanë bërë një vizitë në “Loyola-Gymnasium”, për t’u njohur nga afër me të arriturat e deritanishme të këtij institucioni të rëndësishëm edukativo-arsimor në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite, Knut Fleckenstein, drejtues i Bordit të ASB-së dhe i Samaritan International, shoqërohej nga Stefan Mette, anëtar i Bordit,  Elmir Bojaxhiq, drejtor i ASB-së për Evropën Juglindore, Dafina Hoxha, drejtoreshë e ASB-së për Kosovën dhe Vedat Haxhiosmanoviq, inxhinier i ASB-së. Mysafirët, gjatë kësaj vizite në ALG “Loyola-Gymnasium” janë pritur nga M. Lindita Spaqi, u.d. drejtoreshë ekzekutive e ALG-së dhe drejtori i “Loyola-Gymnasium”, Enver Sulaj, të cilët i njoftuan mysafirët me arritjet, perspektivat zhvillimore dhe sfidat e funksionimit të këtij institucioni edukativo-arsimor, në rrethanat e ndryshimeve të mëdha shoqërore, që prekin drejtpërdrejt edhe sistemin arsimor.
Pas vizitës, mysafirët u shprehën të impresionuar nga atmosfera e punës dhe planet ambicioze, duke premtuar mbështetjen e tyre dhe thellimin e bashkëpunimit, në të mirë të zhvillimit të mëtejmë të “Loyola-Gymnasium”.
Përndryshe “Loyola-Gymnasium” ka një bashkëpunim në fusha të ndryshme me institucionet gjermane, në kuadër të shkëmbimeve të nxënësve e trajnimeve të mësimdhënësve, si me Friedrich-List-Gymnasium në Gemünden, Universitetin e Hildesheimit dhe Hannoverit, Universitetin e Siegenit, Qendrën për Pedagogji Injaciane-ZIP (Zentrum für Ignatianische Pädagogik) në Ludwigshafen, etj.
Nxënësve të saj “Loyola-Gymnasium” u ofron edhe provimin e gjuhës gjermane DSD, si dhe ka një partneritet të fuqishëm me kompanitë e shumta gjermane në kuadër të Ausbildung Initiative-shkollimit dual-profesional, ku tashmë në Gjermani studion një numër shumë i madh i nxënësve që kanë dalë nga kjo shkollë.
Në kuadër të ALG-së funksionon shkolla fillore, gjimnazi dhe qendra e shkollimit professional. Për të gjithë të interesuarit nga qendrat larg Prizrenit, por edhe të rajonit, për t’u shkolluar në “Loyola-Gymnasium” ofrohet edhe vendosja në konvikte, të ndara për djem dhe për vajza, ku nxënësit jetojnë dhe mësojnë nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të edukatorëve.
“Loyola-Gymnasium” sivjet kremton 18-vjetorin e punës së saj dhe konsiderohet si dhuratë e popullit dhe institucioneve gjermane për Kosovën e posadalë nga lufta.

Më Shumë

Fillon shenjëzimi në të gjitha nyjet kryesore rrugore në Prizren

Ka filluar shenjëzimi horizontal në të gjitha nyjet kryesore rrugore në Prizren. Ky projekt ka filluar në rrethrrotullimin e ri dhe do të vazhdojë edhe...

“Loyola-Gymnasium” zë vendin e parë dhe të tretë në Olimpiadën e “Ekonomiksit”-në shtator përfaqëson Kosovë në Sllovaki

Në garën për njohuri ekonomike “Olimpiada e Ekonomiksit”, organizuar nga Economic Fundamentals Initiative (EFI), dy nxënës të “Loyola-Gymnasium” në Prizren, janë radhitur ndër pesë...

Moti sot me diell

Himnet në ankand

Lajmet e Fundit