10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Lubizhda e Prizrenit, fshati i qindra puseve

Oborret e shtëpive në fshatin Lubizhdë e Qytetit të Prizrenit janë të mëdha. Ato kryesisht kanë kopshte të rregulluara. Mirëpo në pjesët qendrore të tyre zakonisht ka puse individuale, ani pse fshati ka një rrjet të ujësjellësit që prej vitit 1977.

Në disa raste këto puse kanë pamje të thjeshtë. Të tjerat janë të zbukuruara me gurë dekorativë. Por jetesa pa to është e paimagjinueshme për një numër të konsiderueshëm të banorëve të këtij fshati. Sipas tyre, në këtë lokalitete ka qindra puse individuale, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkaq drejtuesit e fshatit thonë se janë mbi 300 puse individuale në vendbanimin që ka rreth 900 shtëpi dhe që tashmë konsiderohet si paralagje e qytetit të vjetër.

Banorja e përkatësisë boshnjake, Esma Alija, rrëfen se shumica e amvisërive kanë puse individuale për furnizim me ujë, pasi që rrjeti i ujësjellësit të fshatit nuk ka kapacitet për t’i përmbushur nevojat e banorëve.

“Ky problem ekziston prej vitesh, prandaj banorët e Lubizhdës kanë qenë të detyruar që të bëjnë zgjidhje me hapjen e puseve në oborret e tyre. Në fshatin tonë s’mund të paramendohet jeta pa pus të tillë. Prandaj shumica e shtëpive kanë nga një pus individual”, ka thënë Alija, e cila punon si mësimdhënëse.

Sipas saj, në të kaluarën marrja e ujit nga puset ka qenë manuale, porse me teknologjinë bashkëkohore janë krijuar lehtësira në këtë drejtim. Megjithëkëtë, pohon se e tërë kjo kushton dhe se paraqet problem për familjet me kushte të vështira ekonomike.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm në lidhje me furnizimin nga puset individuale, sipas saj, është cilësia e ujit..

Më Shumë

Edhe 17 biznese të reja të mbështetura nga komuna e Prizrenit dhe Preda Plus, me mbështetjen e ASB-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë me dije se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesit e projektit “Integra – Nxitja e...

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Lajmet e Fundit