16.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Lufta në Siri, banorët ikin nga zonat e bombarduara në Ghoutan Lindore

Raportimet nga Siria tregojnë se banorët që jetojnë në enklavën rebele të Ghoutas Lindore, të mbajtur të bllokuar nga lufta me forcat pro-qeveritare, kanë nisur të largohen në qendra strehimi, pavarësisht se gjendja është tepër e rëndë.

Ushtria e Sirisë duket se po shton presionin në disa fronte, në përpjekje për të rimarrë enklavën vetëm në lindje të kryeqytetit, Damask. Forcat qeveritare kanë marrë 10% të zonës, thonë vëzhguesit e Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Një kolonë e ndihmës së OKB-së e planifikuar për të hyrë sot në zonën e luftë e ka braktisur misionin në pamundëis për të hyrë aty.

Në një deklaratë të OKB-së thuhet se nuk kishte marrë leje nga zyrtarët sirianë për 40 kamionë që mbanin furnizime humanitare për qytetin kryesor të Doumës.

OKB tha se “dënimi kolektiv i civilëve është thjesht i papranueshëm”. Rreth 393,000 njerëz janë bllokuar në enklavën e rrethuar.

As një armëpushim i përditshëm pesë orësh i urdhëruar nga rusët – mbështetësit kryesorë të Sirisë – dhe as një armëpushim kombëtar i kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk kanë çuar në ndonjë ndihmë humanitare për enklavën.

Burimet e opozitës dhe gazetarët në terren flasin për qindra njerëz që ikin nga bombardimet e Beit Sawa në skajin lindor të qendrës së Ghoutas Lindore – një rajon i madh që përfshin gjithashtu qytete dhe tokë bujqësore.

Banorët, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, raportohen të kenë ikur në qendër të enklavës për të kërkuar strehim. Lufta është intensifikuar në Beit Sawa midis forcave qeveritare dhe Jaish al-Islam, një nga tre grupet kryesore rebele.

Disa raporte sugjerojnë se forcat qeveritare po përpiqen të shkurtojnë rajonin në dy. Ushtria e Sirisë thotë se po përpiqet të çlirojë rajonin, një nga kështjellat e fundit rebele, nga ata që i quajnë terroristët.

Por ajo gjithashtu është akuzuar për vrasjen në masë të civilëve. Luftimet që nga 18 shkurti kanë lënë 650 të vdekur, më shumë se 150 fëmijë.

Më Shumë

Katër libra futen në karantinë, dyshohen të jenë mbushur me arsenik

4 libra në karantinë Ata që e kanë lexuar librin “Emri i trëndafilit” i Umberto Eco-s, apo kanë parë filmin me të njëjtin titull, padyshim...

Arrestohet një person në Rahovec, ushtroi dhunë psikike e fizike ndaj gruas së tij

Një person është arrestuar të dielën në Rahovec, pasi që i njëjti pas një fjalosje me bashkëshorten e tij ka ushtuar dhunë psikike dhe...

Lajmet e Fundit