7.4 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Luftanijet amerikane lundrojnë përmes Ngushticës së Tajvanit

Dy luftanije të marinës amerikane kanë lundruar përmes ujërave ndërkombëtare në Ngushticën e Tajvanit më 28 gusht. Ky është operacioni i parë i këtij lloji qëkur kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, vizitoi Tajvanin.

Marina amerikane tha se luftanijet Chancellorsville dhe Antietam janë duke kryer një operacion. Operacione të tilla rëndom zgjasin nga tetë deri në 12 orë dhe monitorohen nga afër nga ushtria e Kinës.

Në vitet e fundit, luftanijet amerikane – dhe në disa raste edhe ato të shteteve aleate sikurse Britania dhe Kanadaja – në mënyrë rutinore lundrojnë përmes Ngushticës së Tajvanit.

Këto lundrime nxisin zemërimin e Kinës e cila pretendon se Tajvani është pjesë e saj, pavarësisht se Qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike në Taipei hedh poshtë këto pretendime të Pekinit.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, vizitoi Tajvanin në fillim të gushtit. Vizita e saj nxiti reagimin e ashpër të Kinës, e cila e pa këtë vizitë si ndërhyrje në çështjet e saj të brendshme. Pas vizitës, Kina nisi të kryejë stërvitje ushtarake pranë Tajvanit dhe që atëherë këto stërvitje kanë vazhduar.

 

Tajvani është ishull vetëqeverisës dhe është ndarë nga Kina në luftën civile të vitit 1940. Mirëpo, Pekini insiston se ishulli do t’i kthehet atij.

Më Shumë

I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të hënën mbrëma, më 9 shkurt 2026, rreth orës 20:55, në Pikën e Kalimit Kufitar në...

Mozzik godet me “Diss”, kënga me tekst kontrovers që po trazon publikun

Mozzik ka bërë lëmsh rrjetin me publikimin e këngës së tij më të fundit, “Diss”, e cila vjen me një tekst kontrovers dhe befasues,...

Lajmet e Fundit