9.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Luftimet në Ukrainë do të ngadalësohen në muajt e dimrit, thotë inteligjenca amerikane

uftimet në Ukrainë janë ngadalësuar dhe kjo ka të ngjarë të vazhdojë në muajt e ardhshëm të dimrit, besojnë agjencitë e inteligjencës amerikane.

Megjithatë, nuk ka pasur prova të zbehjes së rezistencës nga ana e forcave ukrainase, tha drejtoresha e inteligjencës amerikane, Avril Haines.

Ajo tha se të dyja palët do të përpiqen të “riparojnë, rifurnizojnë dhe rindërtojnë” për çdo kundërsulm në pranverë.

Kjo vjen pas sulmeve ruse në infrastrukturën kritike të energjisë të Ukrainës.

Lufta në Ukrainë është tani në muajin e saj të nëntë, por Rusia ka humbur më shumë se gjysmën e tokës që ka marrë.

Haines tha në një forum të mbrojtjes në Kaliforni se shumica e luftimeve janë aktualisht rreth rajonit Bakhmut dhe Donetsk të Ukrainës lindore.

Ajo tha se luftimet ishin ngadalësuar pas tërheqjes së trupave ruse nga perëndimi i rajonit Kherson muajin e kaluar.

“Ne po shohim një lloj ritmi të reduktuar tashmë të konfliktit… dhe ne presim që kjo ka të ngjarë të jetë ajo që shohim në muajt e ardhshëm”, tha ajo.

Haines shtoi se inteligjenca amerikane beson se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka një pasqyrë të plotë në këtë fazë se sa e sfiduara është ushtria e tij.

“Ne shohim mungesë municionesh, për moralin, çështjet e furnizimit, logjistikën, një sërë shqetësimesh me të cilat po përballen”.

Më Shumë

Mungesë uji në disa lagje të Prizrenit për shkak të dëmtimit të gypit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se për shkak të reshqitjes së dheut në rrugën Prizren–Tetovë, gypi transportues nga burimi “Cvilen” drejt...

93-vjetori i vdekjes së mësuesit të parë shqiptar nga Prizreni të dokumentuar në Kosovë, Dom Mikel Tarabulluzi

Në 93-vjetorin e kalimit në amshim, përkujtojmë Dom Mikel Tarabulluzin, meshtarin, mësuesin dhe atdhetarin që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e arsimit dhe...

Lajmet e Fundit