0.6 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

Luftimi i kontrabandës me migrantë në fokus të OSBE-së

arrestim-300x225Misioni i OSBE-së, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, organizojnë sot në Prishtinë një takim vlerësues, i cili është njëkohësisht edhe aktiviteti i fundit i ushtrimit rajonal të organizuar në tri pjesë me temë luftimin e kontrabandës me migrantë.

Në ushtrim kanë marrë pjesë agjencitë e zbatimit të ligjit nga Ankaraja, Podgorica, Prishtina, Shkupi, Sofja dhe Tirana.

Ky takim mbahet pas punëtorisë së planifikimit dhe hartimit të skenarit, dhe ushtrimit praktik të mbajtur prej 23 deri më 26 shtator 2014, gjatë së cilit një rrjet kontrabanduesish me migrantë është përcjellë dhe shpartalluar gjatë rrugëtimit të tyre nga Stambolli, përmes Sofjes dhe Shkupit për në Prishtinë, e më pastaj tutje për në Podgoricë e Durrës.

Takimi ka për qëllim identifikimin e praktikave të mira dhe të metave gjatë ushtrimit, si dhe nxjerrjen e rekomandimeve se si të përmirësohet bashkëpunimi rajonal në hetimin e kontrabandimit të migrantëve.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni do të flasin sot në këtë ngjarje.

Më Shumë

Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

Tashmë kur jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, kryeministri në detyrë Albin Kurti po vazhdon ta shfrytëzojë pozicionin për...

Brod, gjendet i vdekur 18-vjeçari që u shpall i zhdukur

18 vjeçari Yll Hiseni, është gjetur i vdekur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim. Ai ishte shpallur i zhdukur që nga mesnata e...

Lajmet e Fundit