Lukaku tregon dashurinë: Interi më dha gjithçka dhe unë do bëj maksimumin për të

Ai nuk kishte shënuar gol me një aksion që në ditën e parë të kampionatit ndaj Leçes. Në Empoli, Interi gjen një Lukaku shpërthyes, me belgun që shënon dy gola dhe dhuron një asist për Lautaron dhe jep sinjale pozitive në fund të sezonit.

Në përfundim të ndeshjes, sulmuesi zikaltër shkoi për të përshëndetur tifozët.

“Ne duhet ta bëjmë këtë gjë gjithmonë, ata besojnë te ne në çdo ndeshje. Ky kampionat ka qenë shumë i komplikuar për ne, por në çdo rast duhet t’i falenderojmë gjithmonë. Goli i dytë? Sigurisht që më duhej, por tani jam më mirë, po bëjmë një punë të shkëlqyer me trajnerët pas dëmtimit të rëndë, ndihem më i sigurt dhe duhet të ndihmoj skuadrën deri në fund të sezonit.

Qëllimi është të bëj gjithmonë më mirë për Interin. Interi më ka dhënë gjithçka dhe unë duhet të bëj gjithçka për Interin. A do të qëndroja këtu? Po, unë dua shumë të mbaj veshur këtë fanellë dhe të jap maksimumin sa më gjatë”, është shprehur Lukaku

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Lajmet e Fundit