Lulëzim Kabashi, vizitoi selinë e PDK-së në Prizren

Kabashi-Krasniqi-KryeziuKandidati për kryetar të Komunës nga ana e koalicionit AAK-LDD, Lulzim Kabashi, sot ka vizituar selinë e degës së PDK-së në Prizren, i cili u prit nga ana e kryetarit të degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi, nënkryetari Hasan Hasani dhe sekretari Nijazi Kryeziu.

“Kandidati për kryetar nga ana e koalicionit AAK-LDD ia uroi detyrën kryetarit të degës, duke e vlerësuar PDK-në në Prizren si aset të rëndësishëm në Prizren, si subjekti më i madh politik”, tha sekretari  i PDK-se për marrëdhënie me publikun, Samir Hoxha.

Ndërkaq, kryetari i degës së PDK-së, Krasniqi falënderoi Kabashin për vizitën duke e konsideruar këtë vizitë si tepër të rëndësishme dhe një hapë para, në skenën politike në Prizren, si dhe një mesazh i cili u drejtohet qytetarëve të komunës sonë, për  bashkëpunimin,mirëkuptimin dhe tolerance, të cilën duhet treguar në proceset e ardhshme zgjedhore./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit