11.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Vëllezërit Hoxha: Nuk e kërcënuam Eqrem Kryeziun

Arbnor-Besmir HoxhaArbnor Hoxha, kryetar i nëndegës “Lidhja Prizrenit” dhe Besmir Hoxha, kryetar i forumit rinor të kësaj nëndege, në Prizren, kanë demantuar deklaratat e kandidatit të LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, që kinse ai qenka kërcënuar fizikisht nga këta të dy.

Vëllezërit Hoxha, ishin marr në pyetje nga policia pasi që rasti është raportuar tek organet e rendit nga Kryeziu, mirëpo që të dy janë liruar me urdhër të prokurorit në procedurë të rregullt.

 

Më poshtë gjeni deklaratën e përbashkët të vëllëzërve Hoxha:

Demantojmë gënjeshtrat e fabrikuara dhe skandaloze të Eqrem Kryeziut ndaj bashkëpartiakëve të tij

Njoftojmë opinionin publik lokal dhe vendor se deklarata e Eqrem Kryeziut se gjoja dy bashkëpartiakët e tij e kanë kërcënuar fizikisht, lajmin për të cilin i kanë informuar portalet informative dhe mediat e shkruara: Kosova Sot, Koha Ditore, Tribuna etj, te datës 07.09.2013 se janë të pavërteta, andaj sa për sqarim ju njoftojmë se ne bashkëpartiakët e tij: Arbnor Hoxha, kryetar i nëndegës “Lidhja Prizrenit” dhe Besmir Hoxha, kryetar i forumit rinor të kësaj nëndege, pasi që u informuam më datën 04.09.2013 se emri im për kandidat te asamblesë komunale i dërguar në mënyrë të rregullt ashtu siç është kërkuar në mbledhjen e datës 17.08.2013 me kërkesën e E. Kryeziut për çudi një dit para përfundimit të afatit ligjor të dorëzimit të listës në KQZ është larguar nga kjo listë në mënyrë jo parimore dhe provokative nga ana e tij. Po të njëjtën ditë, rreth orës 14:00 kemi pasur takim rreth dy orësh në zyrën e partisë me E.Kryeziun dhe kemi zhvilluar një debat lidhur me largimin e emrit tim nga lista për asamblenë komunale duke i kërkuar një sqarim për veprimet e padrejta të bëra nga ana e tij ku kërkesa jon ishte kthimi kategorik i emrit tim në listë ku kishte akoma afat kohor për një veprim të tillë, duke i treguar se jo vetëm që jemi familje intelektualësh, por jemi një familje e gjer dhe e respektuar në Prizren.

Po ashtu ne i treguam se jo vetëm se jemi dashamir të LDK-së, por se do ti sillnim dhe një numër të madh votash që do t’i ndihmonin LDK-së drejt fitores, dhe njëkohësisht edhe fitores sime si asamblist.

Po të njëjtën datë 04.09.2013 Remzi Hoxha me disa kryetar të nëndegëve ta pakënaqur me përpilimin e listës për eliminimet e bëra kishim takim me strukturat e larta të LDK-së ne Prishtin duke kërkuar kthimin ne listë të kandidatëve:dr. ishkencave Avdirraman Gashi nëndega “Atmaxh”,ing.idiplomuar Agim Thaqi nëndega “Xhevat Berisha” dhe mr.sh.juridike Arbnor Hoxha nëndega “Lidhja Prizrenit” nga bisedimet e bëre morrëm premtime se do ti zgjidhim këto probleme me E.Kryeziun në lidhje me listen, arsyja krysore e mos relaizimit të ktyre premtimeve të dhëna nga zyrtarët e parties ishte qkyqja e celularit të Kryeziut dhe kjo është bër me qëllime të caktuara për të fituar në kohë ku për këtë u njoftuam nga sekretari i LDK-së Ismet Beqiri dhe nëkryetari i degës së LDK-se në Prizren Hanefi Muharremi Dhe debatin e bër për kërkesën e arsyshme për kthimin e emrit tim në list E.Kryeziu e keqpërdor duke i dhën kahje krejtsisht tjetër dhe duke e marrur si kërcnim ndaj tij, ky veprim i till nga ana e tij tregon nivel të ulët politik.

Si ësht e mundur një pretendent për të parin e komunës së Prizrenit ti shantazhoj bashkëpartiakët e tij nëpërmjet pushtetiti (Policis dhe Prokuroris) shtrohet pytja se ado të ket tpaktën moral të dal para qytetarëve për ta kërkuar votën e tyre, qysh tani vlerisim i qytetarëve (votusve) sigurisht do të vihet në pikpytje… dhe nuk do koment. Andaj veprimet e tilla të tij lën për të dyshuar se E.Kryeziu ende është duke i shërbyer pushtetiti aktual dhe se fitorja e LDK-së në këto zgjedhje të Nëntorit vihet në pikpytje të madhe.

Kandidatura e tij Jo koncensuale ka shprehë paknaqësi dhe reagime të mbi 20 nëndegëve të LDK-së në Prizren se bashku dhe me degën e LDK-së në Zhur ku kemi dhe nënshkrimet e të gjith këtyre nëndegëve, të cilët nuk e dojn kët përqarës të LDK-së e jo siq e ka cekur se jan vetëm dy persona. Në të kundërtën po të ishte njëri nga tre kanditatët tjerë të cilët ishin të propozuar nga dega e Zhurit dhe dega e Prizrenit fitorja e LDK-së nuk do të vihej në dyshim.

Ne kemi qen dhe do të jemi pjes e strukturave të LDK-së./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koraci dy ditë më parë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën vëlla e motër, 21...

Lajmet e Fundit