Lulzim Basha përballet sot me Sali Berishën

Kthimi i opozitës në Parlament në seancën e sotme nuk do të jetë i zakontë. Për herë të parë në historinë politike të Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar demokrat.

Mbrëmjen e së enjtes, kryedemokrati Lulzim Basha njoftoi përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD për shkak të vendimit “non grata” që SHBA ka ndërmarrë ndaj ish-Kryeministrit.

Por pas këtij vendimi, Sali Berisha reagoi menjëherë dhe në emisionin Opinion në Tv Klan tha se Basha e kishte njoftuar 30 minuta para se të bënte publik këtë njoftim.

Berisha e akuzon Bashën se “ka shitur sovranitetin e Partisë Demokratike”. E megjithatë, ish-Kryeministri tha se do të jetë sot në Parlament pavarësisht vendimit për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

Kjo do të jetë edhe përballja e parë e Berishës me Lulzim Bashën disa orë pas vendimit drastik të këtij të fundit, për të përjashtuar nga partia liderin historik.

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Lajmet e Fundit