7.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Totaj i PDK-së për shtyrjen e zgjedhjeve: VV-ja po frikësohet se do të humb në shumicën e komunave

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Shaqir Totaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se shtyrja e zgjedhjeve në aspektin ligjor nuk është e mundshme.

Por që sipas tij, fushata duhet të shkurtohet për shkak të gjendjes aktuale që e kemi me pandeminë.

“Shtyrja e zgjedhjeve në aspektin ligjor nuk është e mundshme dhe besoj që kjo nuk do të ndodhë. Mirëpo ndoshta kishte me qenë racionale që fushata të shkurtohet për shkak të gjendjes aktuale që e kemi me pandeminë”.

Totajt pohon se kërkesa e Vetëvendosjes për shtyrje të zgjedhjeve vjen si pasojë e frikës se mund të humbin në shumicën e komunave.

“Duke u bazuar në informacionet që marrim nga tereni çdo ditë ata aspak nuk e kanë gjendjen e mirë në teren dhe aktualizimi i kërkesës për ti shtyrë zgjedhjet vjen si pasojë e një frike që i ka kapluar ata dhe tentojnë të krijojnë huti”.

Mes tjerash, ai tha se puna e kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka karakterizohet me shumë dështime dhe mospërmbushje të premtimeve të dhëna para fushatës paraelektorale, raporton EO.

“Puna e kryetarit në katër vjetët e kaluara është një punë që karakterizohet me shumë dështime dhe mos përmbushje të premtimeve të dhëna para fushatës paraelektorale. Një keqmenaxhim të financave publike”.

“Buxheti i komunës ka pasur deficit prej 30 milion euro për 4 vjet. Asnjë shkollë në Prizren nuk ka drejtor të rregullt por të gjithë janë ushtrues detyre. Asnjë konkurs nuk ka përfunduar në mënyrë të rregullt. Në shëndetësi karakterizohet me një dështim në menaxhim të pandemisë”.

Më Shumë

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Lajmet e Fundit